Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu gjen një ‘xhol’ në Kongo

Korçarët sigurojnë shërbimet e Gutrand Ngunimba Meil, lojtari firmos kontratë 3+1 Luan në mesfushë dhe sulm, klubi entuziast për afrimin numër 2 të merkatos së verës

- LLAZI SARO

Skënderbeu gjen një “xhol” në Afrikë. Klubi ka bërë goditjen e radhës në merkato. Korçarët nuk po humbasin kohë për të ndërtuar ekipin e Kategorisë së Parë, ku mision i padiskutue­shëm do të jetë ngjitja. Pasi “blinduan” Shkëlzen Ruçin për portën dhe morën Oltion Rapën për prapavijën, kanë arritur akordin edhe me një tjetër futbollist. Këtë herë kanë kaluar kufijtë dhe bëhet fjalë për një të huaj, konkretish­t Gutrand Ngunimba Meil. Lojtari në fjalë është polivalent dhe pritet t’u bëjë shumë punë bardhekuqv­e. Sezonin e fundit ai e ka mbyllur te Diabes Noire (në vendin e tij), por në të njëjtën kohë është kontingjen­t i kombëtares së

Kongos. Burime të sigurta konfirmuan zyrtarisht për “Panorama Sport” se gjithçka është mbyllur me të. Mesfushori ka firmosur tashmë një kontratë për tri vite për Skënderbeu­n, por me opsionin për të rinovuar edhe për një tjetër.

CILËSITË - Është 25 vjeç dhe luan në disa pozicione në fushë. E veçanta e lojtarit është që mund të përshtatet kudo. Me klubin e tij aktivizohe­t si një mesfushor i qendrës, ndërsa me përfaqësue­sen kongoleze si një sulmues krahu. Kjo është ajo që ka bindur korçarët që ta marrin edhe pa u

menduar gjatë, pasi e shohin si një futbollist që do t’u zgjidhë shumë punë në të ardhmen. Të dhënat e tij janë të jashtëzako­nshme dhe cilësitë po ashtu. Ngunimba ka luajtur së fundi edhe me kombëtaren e shtetit të tij, në eliminator­et e Kupës së Afrikës.

Është aktivizuar në tri takime, duke marrë në total 150 minuta. Në sezonin që sapo u mbyll me ekipin e tij, Diables Noire, është renditur i dyti në kampionati­n kongolez. Në Korçë drejtuesit e shohin si një lojtar që mund të bëjë diferencën jo vetëm në Kategorinë

e Parë, por edhe në elitë. Gutrand Ngunimba bëhet afrimi i dytë në këtë merkato vere, duke plotësuar kështu disa gropa të krijuara nga largimet që ekipi pati gjatë këtyre javëve. Nuk do të jetë përforcimi i fundit ama, pasi në klub kanë menduar për të tjera.

 ?? ?? Gutrand Ngunimba Meil, 25-vjeçari polivalent i afruar te Skënderbeu
Gutrand Ngunimba Meil, 25-vjeçari polivalent i afruar te Skënderbeu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania