Panorama Sport (Albania)

Tifozët e Dinamos kërkojnë logon e vjetër dhe gjak... blu

-

Rënia nga kategoria ka sjellë zhgënjim në klub, por edhe më i madh është në radhët e tifozëve. Këta të fundit filluan të ëndërronin për rikthimin e skuadrës së dikurshme, kur blutë u ngjitën në elitë pas shumë vitesh. Por gjërat nuk shkuan ashtu si duhej dhe sinjalet për këtë situatë tifozët e Dinamos i kuptuan shpejt. Për hir të së vërtetës, ata kanë qenë që në fillim kundër politikave që ndoqi klubi me rikthimin në Superiore. Ndryshimi i logos së Dinamos dhe drejtimi teknik i skuadrës nga njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me këtë skuadër janë dy nga çështjet që tifozët blu i kanë kundërshtu­ar më forcë gjatë kësaj periudhe. RIKTHIMI I LOGOS – Sapo klubi kryeqyteta­s bën një njoftim në faqen e vet zyrtare, menjëherë vërshojnë komentet, shumica e të cilëve kanë të bëjnë me logon e Dinamos. Ata e kritikuan fuqishëm klubin verën e kaluar, kur u ndryshua logoja tradiciona­le. U konsiderua një veprim pa sens, sepse logoja tradiciona­le përfaqëson vlerat dhe historinë e 18 herë kampionëve të vendit. Gjatë sezonit që shkoi, presidenti Adrian Bardhi ka pohuar publikisht se do ta rikthejë stemën e vjetër, por deri tani kjo gjë nuk ka ndodhur. Tifozët, ndërkohë, vazhdojnë të këmbënguli­n. Sipas tyre, logoja që u krijua vitin e kaluar ngjan më shumë me atë të Partisë Demokratik­e sesa me “D”-në tradiciona­le të Dinamos. GJAK BLU – Po aq fuqishëm sa për rikthimin e logos, tifozët blu kanë reaguar edhe për çështjen e trajnerit të Dinamos. Ata kërkojnë gjak blu në krye të skuadrës së tyre të zemrës. Me trajnerin e parë Bledi Shkëmbi nuk patën asnjëherë një raport të mirë, madje e shigjetuan atë jo vetëm në rrjetet sociale, por edhe gjatë ndeshjeve në stadium. Pa lidhje u quajt nga tifozët e Dinamos edhe emërimi i Bledar Devollit në vend të korçarit dhe pastaj emërimi i italianit Rodolfo Vanoli në pjesën e fundit të sezonit. Asnjërin prej tyre nuk e lidh asgjë me Dinamon dhe tifozët janë të bindur se skuadra do të bëjë shumë më mirë, nëse në krye të ketë një ish-dinamovit. Nga kandidatët që janë përmendur deri tani për t’u ulur në stolin e Dinamos, vetëm Artan Mërgjyshi ka një të kaluar dinamovite si ish-lojtar dhe ish-trajner.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania