Panorama Sport (Albania)

Canka: Nuk e dimë ku jemi, duhet të nxitojmë

“As trajneri nuk është vendosur, por kemi dëgjuar për Dalipin”

- ALBAN ALUSHI

Te Lushnja janë në “gjumë”. Muaji qer shor po shkon drejt fundit, por klubi nuk ka hedhur asnjë hap për edicionin e ri futbollist­ik. Skuadra zakonisht ka zbritur në fushë në ditët e para të korrikut, por këtë vit rrezikojnë që t’i nisin më vonë përgatitje­t. Zyrtarisht nuk kanë një trajner dhe as ekip. Lojtarëve u ka skaduar kontrata dhe drejtuesit nuk kanë kontaktuar askënd për rinovimet. Kjo gjendje shqetëson titullarët, që nuk kanë asgjë të qartë për të ardhmen. Të gjithë janë në pritje, përfshi edhe kapitenin Mikel Canka. Ai shpreson që kjo heshtje të përfundojë sa më shpejt dhe të nisë organizimi për sezonin 2022-2023, që pritet të jetë më i vështiri në historinë e Kategorisë së Parë. Në një deklaratë të dhënë enkas për “Panorama

Sport”, sulmuesi flet edhe për çështjen e pankinës. “Jemi në një situatë të çuditshme. Ende nuk e dimë se çfarë do të bëhet me Lushnjën për edicionin e ri futbollist­ik. Me shumë sakrifica dhe me rezultate shumë të mira në fazën e dytë arritëm të mbanim skuadrën në këtë kategori. Por, nuk kemi nisur të organizohe­mi për sezonin 20222023. Të gjitha klubet kanë filluar të lëvizin. Ndërsa ne nuk dimë ku jemi. Nuk dimë akoma kë do të kemi trajner të ekipit. Kemi dëgjuar për Klevis Dalipin, por vetëm kaq. Unë e shoh si diçka pozitive ama dhe më bëhet qejfi nëse ai vjen, por ende nuk dimë asgjë. Dalipi

është njeri i mirë dhe mbi të gjitha trajner punëtor. Por, akoma nuk dihet asgjë. Jemi duke pritur se çfarë do të bëhet me verdhejesh­ilët. Unë e kam në zemër Lushnjën dhe natyrshëm jam i shqetësuar. Presim që të organizohe­mi dhe të mundohemi të ndërtojmë një skuadër pretendent­e”, deklaroi 35-vjeçari.

 ?? ?? Mikel Canka, sulmuesi 35-vjeçar
Mikel Canka, sulmuesi 35-vjeçar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania