Panorama Sport (Albania)

Mihaj: Nuk luajtëm keq, në shtator marrim 6 pikë

Mbrojtësi: Dua minuta, por respektoj vendimin e trajnerit “Qëndrimi te PAOK-U sezonin e ri është 50 me 50”

- KRISTI SEJATLLARI

Sa herë që ekipi ko mbëtar grumbullo het, Enea Mihaj është i gatshëm dhe në listën e trajnerit Edi Reja. Mbrojtësi i cili luan te PAOK-U ka disa veçori: është punëtor, respekton zgjedhjet dhe pret momentin e tij të marrë rolin e protagonis­tit në prapavijë. Që prej vitit 2018 ai është i angazhuar me përfaqësue­sen, që atëherë kur u thirr për herë të parë në moshën 20-vjeçare nga Kristjan Panuçi për të mbërritur te ndeshja me Estoninë, ku luajti për gjithë takimin. Mihaj është realist dhe për “Panorama Sport” ai shprehet se çfarë nuk shkoi dy ndeshjet në Ligën e Kombeve, por edhe çfarë duhet të bëjë Kombëtarja në muajin shtator. Gjithashtu, mbrojtësi e ka një koment edhe për të ardhmen dhe sezonin e ri. Sipas tij, nuk përjashtoh­et mundësia e largimit nga PAOK-U.

Mihaj, ndaj Estonisë sërish nuk fituam dhe ju ishit gjithë ndeshjen në fushë. Çfarë nuk shkoi sipas mendimit tuaj?

Përballja e fundit me Estoninë ishte një ndeshje që nuk të jepte pikë apo shumë e rëndësishm­e. Besoj se të gjithë kemi luajtur mirë në fushë, por ajo që mungoi ishte vetëm një gol. Është e vërtetë që nuk shënuam, por mund të them se kishim disa raste të mira për të gjetur rrjetën. Besoj se edhe mbrojtja ishte në nivelin e duhur dhe luajti shumë mirë.

Dy ndeshjet e para ju nuk luajtët, por si i komentoni nga stoli?

Të gjithë shokët e ekipit kanë punuar në mënyrë të shkëlqyer këto 20 ditë që kemi qenë në grumbullim. Rezultatet nuk kanë qenë të

mira dhe për këtë jemi të vetëdijshë­m, megjithatë mund të them se nuk ishin paraqitje të këqija, por vetëm disa momente nga loja, ku më pas çdo gjë mori për keq.

Si do të kthehet Kombëtarja në muajin shtator dhe sa mundësi kemi në dy ndeshjet e mbetura në Ligën e Kombeve?

Për mua gjërat janë të thjeshta. Kemi dy ndeshje në vazhdim, me Izraelin dhe Islandën, një në shtëpi dhe një në transfertë. Duhet të marrim patjetër gjashtë pikë dhe pastaj besoj se çdo gjë do të rregullohe­t dhe do të jemi më mirë.

Ju personalis­ht jeni grumbullua­r rregullish­t në ekipin kombëtar, përveç rastit kur u infektuat me COVID, por a jeni i kënaqur me minutazhin që keni marrë në fushë?

Unë i respektoj të gjithë, duke nisur edhe nga trajneri që na shikon çdo ditë në stërvitje dhe mendon se kush është më afër formacioni­t. Unë e kam thënë edhe më përpara, jam këtu që të punoj dhe kur të më jepet mundësia për të luajtur do të jem gjithmonë gati e patjetër që do të jap maksimumin.

Ju jeni nën kontratë me ekipin e PAOK-UT. Sezonin e ri do të vazhdoni tek i njëjti ekip apo ka ndonjë mundësi për t’u transferua­r diku tjetër, qoftë edhe jashtë Greqisë?

Për momentin jam duke pritur. Ka pasur interesim nga klube të tjera në Greqi dhe jashtë saj. Besoj se është 50 me 50 qëndrimi te PAOK dhe largimi. Shanset janë të barabarta.

Do të zgjidhnit një ekip të madh dhe hapësira të pakta në fushë apo një ekip edhe pak jo të fortë, por do të ishit një titullar i padiskutue­shëm?

Më e rëndësishm­e për mua është që të luaj dhe mendoj se atë do të kërkoj në sezonin që vjen. Për klubet që janë të interesuar­a për mua, nëse i përmbushin kushtet e mia, minutat dhe nëse është një kampionat i mirë, pse jo, jam gati të lëviz. Tani, fokusi ku është? Te pushimet si fillim, shpejt është derisa të fillojmë stërvitjen (qesh).

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania