Panorama Sport (Albania)

Kastrati: Debutimi si kuqezi, një ëndërr e bërë realitet

Portieri i Kombëtares: Qëndroj te Çitadela sezonin e ri, idhull kam Oliver Kahnin prej babait

-

Portieri i Kombëtares shqiptare, Elhan Kastrati, në një intervistë për “Il Matino di Padova”, foli për të gjitha emocionet që përjetoi pas debutimit të tij me ngjyrat kuqezi, kur u fut në pjesën e dytë të takimit miqësor me Estoninë. Portieri i Çitadelës në Serinë B, i cili e mbajti portën të paprekur më shumë herë se çdo kush tjetër, foli gjithashtu edhe për të ardhmen e tij.

Sa emocione ndiet në debutim? Realizova ëndrrën time. Të debutoja me Kombëtaren e parë ishte mahnitëse. Pasi kam kompletuar të gjithë procesin që nga U-16 e deri tek U-21, është një emocion i pashpjegue­shëm, jam shumë i lumtur. Përpara se të hyja në fushë, nuk dija asgjë konkretish­t, por thjesht doja të shijoja momentin.

A ju tha ndonjë gjë specifike Reja apo ishit i pavetëdijs­hëm?

Dija diçka të vogël, por nuk isha i sigurt. Edhe po e prisja pak, por në të njëjtën kohë u surprizova. Reja më tha se ishte i lumtur për mua, ashtu si të gjithë shokët.

Është rinovimi thjesht një formalitet?

Nuk kam folur ende, të jem i sinqertë. E di që ata besojnë tek unë. Këto ditë u fokusova te Kombëtarja, por tani do të flasim për të tjerat. Për mua është një dëshirë për të vazhduar te Çitadela. Jam shumë i lumtur këtu dhe shpresoj të bëj mirë sezonin e ardhshëm. Edhe pse do të jetë më e vështirë, ne duhet të bëjmë diçka të rëndësishm­e.

Keni ndonjë model që ju inspiron?

Unë pëlqej portierët gjermanë sepse i kam parë shpesh në televizor. Kur isha i vogël, isha tifoz me Bajernin e Mynihut, kështu që sigurisht që model kam Oliver Kahnin. Më pas pëlqeja dhe Kasijasin, por ai që më pëlqen më shumë është pa dyshim Manuel Nojer. Si stil pune, mund ta quaj shkollën italiane të portierëve si më të mirën.

Pse ky pasion për futbollin gjerman? Sepse babai im e dashuron Gjermaninë dhe shpesh i mbështet ata në Kupën e Botës. Në Shqipëri, kur është ky event, ne ndahemi në dy grupe: ata që mbështesin Gjermaninë dhe ata që mbështesin Italinë. Ka gjithashtu dhe nga ata që simpatizoj­në Brazilin.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania