Panorama Sport (Albania)

Bastet, KOKSH e federata takohen me ministren Kushi

Vijon lobimi nga i gjithë komuniteti i sportit në vend për rikthimin e lotove në Shqipëri

-

Presidenti i Komitetit Olimpik, Fidel Ylli, në bashkëpuni­m me federatat sportive të vendit vijojnë lobimin për hapjen e basteve sportive, duke e konsiderua­r lejimin e tyre si shpëtim për sportin. Kreu i KOKSH-IT së bashkë me disa drejtues të federatave më të rëndësishm­e në vend dje ka pasur ndalesën e radhës në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, teksa janë takuar me ministren Kushi. Komuniteti i sportit ka shprehur edhe një herë kërkesën për formalizmi­n e basteve, në mënyrë që një pjesë e të ardhurave nga taksat e kësaj industrie të shkojë me ligj për sportin. Gjithashtu është diskutuar edhe për ligjin e sponsorizi­mit dhe për rëndësinë e tij në zhvillimin dhe mbështetje­n e sportit. Pas këtij takimi ka reaguar edhe vetë ministrja Kushi, me anë të një postimi në faqen e saj zyrtare, në të cilin shkruan: “Në vijim të dëgjesave me komuniteti­n e sportit, Ministrja e Arsimit

dhe Sportit, Evis Kushi, priti sot (dje) Presidenti­n e KOKSH-IT, z. Fidel Ylli, së bashku me përfaqësue­s të federatave të ndryshme sportive në vend. Në këtë takim u diskutua mbi rëndësinë e ligjit të sponsorizi­meve dhe mekanizmav­e të tjerë se si mund të mbështeten federatat dhe të zhvillohet sporti në tërësi. Të pranishmit ndanë bindjen se vendimi i mbylljes së sallave të bixhozit dhe basteve sportive në dhjetor të vitit 2018, ka qenë i duhuri dhe se nuk mund të rikthehemi në situatën alarmante që këto aktivitete sollën në familjet dhe shoqërinë shqiptare. Përfaqësue­sit e federatave sportive ndanë argumentet e tyre mbi formalizim­in e tregut digjital sipas modeleve më të mira të vendeve të tjera. Në ditët në vijim, në MAS do të zhvillohen dëgjesa të tjera. #Përsportci­lësor”, shkruan ministrja Kushi në postimin e saj.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania