Panorama Sport (Albania)

Blindohet Interi, akord me Lukakun dhe rinovim me Inzagin

8 milionë euro plus bonuset, belgu pritet të premten Simone deri në 2024, Zhang: Dhuratë të punoj me të

- Përgatiti: NISLI GJINI

Merkatoja nuk ësh të hapur ende, por Interi nuk ka ndër mend të presë për të përforcuar skuadrën, madje është i pandalshëm në këto ditë të fundit të qershorit. Pas Onanës, Mikhitaria­nit e Asllanit duket se ka ardhur koha për goditjen e shumëpritu­r: rikthimin e Romelu Lukakut në Milano. "Një ditë do ta vesh sërish fanellën zikaltër", deklaronte në dhjetor belgu dhe nuk u desh shumë që dëshira e tij të kthehej në realitet. Vetëm 6 muaj më vonë mes kërkesës së Çelsit dhe ofertës së Interit nuk ka më asnjë diferencë dhe sot nga palët filtron një akord total. Kërkesa e londinezëv­e për 10 milionë euro plus bonuset për huazimin njëvjeçar të sulmuesit u refuzua fillimisht nga zikaltrit, të cilën në ofertën e tyre ishin ndalur në 7 milionë euro plus bonuse. Por Stiven Zhang ka udhëzuar të rriten shifrat në 8 milionë euro plus 2 milionë euro në formë bonusesh, një shumë që ka kënaqur edhe blutë që duke ditur edhe dëshirën e sulmuesit, nuk kanë në plan të bëhen pengesë dhe kanë dhënë dritën jeshile për përfundimi­n e operacioni­t. Në Milano madje kanë nisur përgatitje­t për vizitat mjekësore, ndërkohë që sot do të bëhet shkëmbimi i dokumentev­e dhe brenda së premtes pritet zyrtarizim­i. Me këtë lajm Lukaku nuk ka ngurruar as të jetë prezent në një tjetër zyrtarizim që ka ndodhur dje në selinë e Interit: rinovimin e Simone Inzagit. Jo fizikisht, por me anën e një pëlqimi në foton e postuar nga presidenti Zhang për zgjatjen e kontratës së trajnerit, belgu i ka dhënë kështu një tjetër shenjë botës zikaltër.

RINOVIMI I INZAGIT - Stiven Zhang ka besim maksimal te Simone Inzagi dhe këtë e pohon sa herë që ka mundësi, por këtë radhë presidenti i Interit e shpërbleu me 5.5 milionë euro në sezon të besuarin e tij. Dje u bë zyrtar edhe rinovimi i trajnerit zikaltër deri në vitin 2024, me opsion rinovimi për një vit shtesë, një kontratë që siç cituam ka prekur ndjeshëm edhe rrogën e tij. Tekniku do të përfitojë 4.5 milionë euro në sezon plus 1 milion në formën e bonuseve, ndërkohë që nga firmat e hedhura vetëm një vit më parë në llogarinë e tij shkonin vetëm 3 milionë euro. Lajmërimi ka ardhur në faqen zyrtare të klubit zikaltër me anë të një videoje ku vetë Zhang gjatë shtrëngimi­t të duarve shprehet: “Jam i lumtur për rinovimin me Inzagin”. Më pas ka menduar vetë presidenti që të ndante momentin e nënshkrimi­t me të gjithë tifozët, madje duke i dedikuar edhe fjalë zemre Simones. “Trajner, puna me ty është një dhuratë për mua”, ka qenë komenti i Zhangut në foton e postuar në profilin e tij. E kur duket se pikërisht dhurata për rinovimin e trajnerit do

të jetë gjiganti belg, përpos të tjerëve, ka qenë vetë protagonis­ti Simone Inzagi që ka folur gjatë daljes nga selia ku kishte firmosur rinovimin. “Jam shumë i lumtur për zgjatjen e kontratës, por sot kemi folur edhe për merkaton”, ka qenë fjalia e shkurtër

e Inzagit që ka ndërprerë pushimet e tij pikërisht për të ndjekur objektivat e klubit në këtë dritare transferim­esh ashtu edhe për të konfirmuar vazhdimësi­në e projektit që kanë nisur së bashku. Edhe pse mediat folën për një periudhë reflektimi të trajnerit pas humbjes së titullit ndaj Milanit në javën e fundit, besimi që ka treguar shoqëria dhe premtimi se kryesia do të bëjë çdo gjë për të mbajtur Interin kompetitiv, nuk e kanë lejuar Inzagin të mendojë largimin. Pavarësish­t se nuk mbrojti dot kurorën e kampionit të Italisë, në vitin e parë me Inzagin, Interi fitoi Kupën e Superkupën e Italisë dhe theu edhe mallkimin e fazës së 1/8-ave në Champions League që nuk arrihej prej një dekade. Me firmën e djeshme, tani Interi mund të quhet tërësisht i Inzagit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania