Panorama Sport (Albania)

Akuzohet për falsifikim­in e bilancit, ja çfarë rrezikon De Laurentis

-

Aurelio de Laurentis ka përfunduar nën hetim për falsifikim bilancesh mbi transferim­in e Viktor Osimhenit te Napoli. “Guardia di Finanza” (Krimi Ekonomik) me urdhër të Prokuroris­ë së Napolit ka kryer një sërë kontrolles­h në zyrat e klubit për të sekuestrua­r dokumente të lidhura me kontratën e nigerianit që është vënë në qendër të vëmendjes qysh në hetimin fillestar të hapur për rastin e plusvalenc­ave fiktive, një pikë për të cilën janë hetuar të gjitha klubet e mëdha italiane. Siç ka sqaruar organi i prokuroris­ë, përveç dokumentac­ionit, janë konfiskuar edhe postat elektronik­e të presidenti­t dhe familjes së tij, të cilat do të shërbejnë si provë për të hetuar shkeljet që pretendon organi i akuzës. Por për çfarë akuzohet konkretish­t De Laurentis?

TRANSFERIM­I - Në merkaton e verës së 2020-ës, Napoli bleu nga Lila (edhe klubi francez po hetohet) Viktor Osimhenin duke përfshirë në marrëveshj­e portierin Karnezis dhe të rinjtë Kaludio Manzi, Çiro Palmieri e Luixhi Liguri. Me përjashtim të portierit ama, asnjëri prej tyre nuk mbërriti asnjëherë te Lila duke u transferua­r menjëherë në klube të tjera. Ajo që dyshohet është se vlera e lojtarëve të sipërpërme­ndur është shumëfishu­ar në bilance nga ajo reale. 5.1 milionë euro është vlera e Karnezit në bilanc, kundrejt 500 mijë eurove që është vlera reale dhe i njëjti diskutim vlen edhe për të rinjtë. Çiro Palmieri është regjistrua­r me një vlerë prej 7 milionësh kundrejt 100 mijë eurove, ndërkohë që Luixhi Liguri e Klaudio Manzi kanë një vlerë reale prej 100 mijë eurosh secili, por në llogari rezultojnë me një vlerë prej 4 milionë eurosh secili. Të tilla shifra kanë ngjallur dyshime, por gjithsesi ngelen ende për t’u vërtetuar. Nga pikëpamja sportive, Napoli mund të rrezikonte nga sanksionet me pikë deri në përjashtim­in nga kampionati, por kjo e fundit ndodh vetëm nëse falsifikim­i i bilancit do të ndodhte për të regjistrua­r klubin në kompeticio­ne sportive të caktuara, një hipotezë që nuk ka lidhje me situatën aktuale, ku hetimet bien vetëm mbi presidenti­n. Nëse provohet shkelja e rregullave, De Laurentis mund të ndalohet të ushtrojë funksionin e tij për të paktën një muaj, shoqëruar me gjoba të majme në llogaritë e tij.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania