Panorama Sport (Albania)

Shkriniar bën gati valixhet

PSG-JA ofron 60 milionë euro plus bonuset, Interi drejt dorëzimit Sllovaku i sakrifikua­ri për merkaton, do të përfitojë 7.7 milionë euro

- Përgatiti: NISLI GJINI

“Është më e lehtë të zëvendësos­h një mbrojtës sesa një sulmues”, i përgjigjej para dy ditësh Bepe Marota, administra­tori i deleguar i Interit, pyetjes mbi Milan Shkriniari­n. Fjalia e tij ishte sinjali që do të ishte sllovaku ai që do të sakrifikoh­ej për të mbushur arkat në prag të merkatos së verës, një sinjal, frekuencat e të cilit u kapën në kryeqyteti­n francez, ku PSG u hodh menjëherë në sulm duke bërë gati një tjetër ofertë për mbrojtësin. 60 milionë euro plus bonuset është propozimi i ri i parisienëv­e, ndërkohë që i mëparshmi ishte ndalur në 50 milionë euro plus shpërblime­t, një shifër që gjithsesi është ende larg çmimit të vendosur nga italianët që e vlerësojnë me 80 milionë euro xhevahirin e prapavijës. Thënë këtë, zikaltrit e dinë mirë se duhet t’i ulin pretendime­t e tyre pasi PSG-JA e ka bërë të qartë se nuk do të shkojë përtej këtyre shifrave dhe një zmbrapsje e tyre në këtë operacion do të zhdukte të vetmin burim financimi të merkatos dhe bilancit. 27-vjeçari nuk është nga ata që të ngelet në derë, për më tepër që roli i tij në skuadrën e Inzagit është i padiskutue­shëm, por Interi tani ka nevojë për para dhe asnjë klub tjetër nuk është i gatshëm të ofrojë sa francezët, nisur edhe nga fakti që kontrata e mbrojtësit skadon vitin e ardhshëm. Duke ditur këtë, zikaltrit po shkojnë drejt dorëzimit dhe gjetja e akordit nuk do të vonojë, një akord ky i ndihmuar edhe nga vullneti i vetë lojtarit. Kontrata 5vjeçare me 7.7 milionë euro në sezon është më shumë se joshëse për sllovakun që aktualisht përfiton vetëm 3 milionë euro në Milano dhe kjo shtuar dhe yjet që do të gjejë në dhomat e zhveshjes së PSG-SË, kanë mjaftuar që Shkriniar të nisë të bëjë gati valixhet, duke u bërë i dyti pas Hakimit që përshkon aksin Milano-paris.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania