Panorama Sport (Albania)

Di Maria premton të kthejë përgjigje brenda javës, Pogba “festë” në Guine para Juves

-

Kjo do të jetë java decizive për Juventusin, lidhur me dy objektivat më të rëndësishë­m të merkatos, por derisa përgjigjet përfundimt­are apo firmat në kontratë të vijnë, asgjë nuk është e qetë në Torino. Por ndërsa drejtuesit vazhdojnë të punojnë dhe të provojnë që të shpejtojnë bisedimet, sërish ka gjëra që shtyjnë marrëveshj­et mes palëve. Edhe dita e djeshme e tillë ka qenë, ndonëse në rastin e Angel di Marias të paktën është bërë një hap konkret dhe i fundit, për të kuptuar se çfarë do të ndodhë me argjentina­sin. Pas disa shtyrjeve të ultimatume­ve nga ana e “Zonjës së Vjetër” dhe vetë futbollist­it, dje menaxherët e tij kanë kontaktuar me klubin bardhezi dhe i kanë premtuar drejtorit sportiv, Federiko Kerubini, se brenda kësaj jave do të vijë edhe përgjigjja definitive e klientit të tyre. Më shumë sesa për drejtuesit, 34-vjeçari që u largua nga PSG-JA me parametër zero është një dëshirë personale dhe e domosdoshm­e e trajnerit Masimilian­o Alegri për sezonin e ardhshëm, prandaj durimi që po tregohet ndaj Di Marias në këtë rast është kaq i madh. Nga ana tjetër Pol Pogba vazhdon që të shëtisë botën në këtë periudhë pushimesh, përpara se të zbarkojë në Torino, siç po nënvizohet çdo ditë e më shumë. Pas Majemit dhe plazheve marramendë­se amerikane, mesfushori francez ka vendosur që të rikthehet aty ku gjaku i tij i ka rrënjët. 29-vjeçari dje ka bërë vizitë në Guine, në Konakri, andej nga është origjina, vendlindja e prindërve të tij. Edhe pse ai vetë ka lindur në Francë, Pogba është shumë i lidhur me këtë vend, kur kujtojmë se ka organizuar disa ndeshje bamirësie për të ndihmuar popullsinë e qytetit të Konakrit. Dhe pikërisht nga fotot që vetë futbollist­i kishte hedhur në “Instagram” dallohet qartë edhe dashamirës­ia e popullsisë vendase për Polin. I ngjitur mbi fuoristrad­ë dhe i rrethuar nga forca ushtarake, Pogba diti se si të mbledhë turmën që e shoqëronte me këmbë e me motorë, për të përshëndet­ur atë që shpresohet dhe duhet të jetë mesfushori dhe lideri i ri i mesfushës së Juventusit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania