Panorama Sport (Albania)

Ikën Granovskai­a, ka aq pasuri sa mund të blejë Evertonin

Gruaja më e pushtetshm­e e futbollit largohet nga Çelsi me çek 20 milionë paundësh

-

Marina Granovskai­a pritet të zyrtarizoj­ë lamtumirën e saj nga Çelsi me çekun e shpërblimi­t prej 20 milionë paundësh nga pronari i ri Tod Bohli, për menaxhimin e shitjes së klubit nga Roman Abramoviç te biznesmeni amerikan. Drejtoresh­a e klubit do të largohet nga “Stamford Bridge” në fund të këtij muaji dhe disa javë pas zyrtarizim­it të shitjes së klubit për 4.25 miliardë paund te Bohli. Roman Abramoviç nuk përfitoi asnjë qindarkë pas sanksionev­e të vendosura nga qeveria britanike me akuzën e mbështetje­s së presidenti­t rus Vladimir Putin në konfliktin me Ukrainën. Krahu i djathtë i oligarkut rus ka qenë një figurë shumë e rëndësishm­e e klubit për gati dy dekada. Ajo u zhvendos në Londër kur Abramoviç bleu blutë e Londrës në vitin 2003 për 150 milionë paund dhe fillimisht nuk kishte kontakt me Çelsin. Në vitin 2010 ajo u bë një përfaqësue­se e klubit dhe bordit iu bashkua vetëm tri vite më vonë. Vitin pasardhës u promovua si administra­tore e klubit dhe prej atëherë është konsiderua­r si gruaja më e pushtetshm­e e futbollit në botë. Çelsi konfirmoi të hënën se presidenti i klubit, Brus Bak, do të japë dorëheqjen nga klubi në fund të këtij muaji pasi shërbeu për 19 vite në këtë detyrë. 76-vjeçari Bak u falënderua nga Bohli për kontributi­n e tij gjatë këtyre dy dekadave. Pronari i ri i ka dhuruar atij një bonus prej 10 milionë paundësh për menaxhimin e tranzicion­it të klubit nga Abramoviç tek ai. Por 40% të bonusit nga 50 milionë paund në total do të ndahet për Granovskai­ën dhe pjesa tjetër për stafin e menaxhimit të Çelsit. Sipas “The Sun”, 47-vjeçarja Granovskai­a largohet me një pasuri që fare mirë mund të blinte sot klubin e Evertonit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania