Panorama Sport (Albania)

Junajtid blic për Antonin, mbyll me Ajaksin për 40 mln

Drejtuesit e “Djajve”, në Amsterdam për goditjen e parë Ikën Kavani dhe Lingard, braziliani emri i parë për sulmin

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Mançester Junajtid është duke mby llur transferim­in e parë të rëndësishë­m në merkaton e kësaj vere dhe ai është sulmuesi i Ajaksit, Antoni. 22-vjeçari shijoi një sezon të suksesshëm në Holandë me kampionët e Eredivisie, ndërsa shënoi 12 gola dhe dhuroi 10 asiste në sezonin e fundit të trajnerit Erik ten Hag në Amsterdam. Kjo bëri që talenti brazilian, i cili ka luajtur 9 ndeshje me kombëtaren e “Seleçaos” të tërheqë vëmendjen e shumë klubeve në Europë. Dhe në Angli përveç Junajtidit, interes ka shfaqur edhe Totenhemi. Por sipas “The Sun”, drejtuesit e “Djajve” kanë udhëtuar drejt Amsterdami­t për të mbyllur me Ajaksin transferim­in e sulmuesit për 40 milionë paund. Ten Hag nuk ka bërë ende goditjen e parë në merkaton e kësaj vere dhe shumë prej emrave për të cilët interesohe­n janë lojtarë të ishklubit të tij, Ajaksit. Ai po monitoron me interes edhe mbrojtësin Timber, por edhe mesfushori­n e Barcelonës, Frenki de Jong, i cili është objektivi i tij kryesor për mesfushën pas largimeve të Pogbasë, Matiçit dhe Matës. Ndërsa Antoni është emri që i nevojitet për sulmin pas largimeve të Kavanit dhe Lingardit. Në total holandezi do të kërkojë të firmosë me 5 lojtarë këtë verë, mes të cilëve edhe danezi Kristian Eriksen. 30-vjeçari, i cili gjashtë muajt e fundit luajti me Brentfordi­n, do të ndihmonte për të rimodeluar repartin e mesfushës, ndërkohë që mund të luajë edhe në një rol më në thellësi sesa Bruno Fernandesh dhe mund të vijë me kosto zero pasi i skadon kontrata me londinezët. Junajtid është duke përgatitur një ofertë të dytë për Barcelonën në lidhje me transferim­in e Frenki de Jongut. Klubin anglez dhe atë katalanas i ndajnë vetëm 15 milionë euro për të arritur marrëveshj­en me objektivin numër 1 të merkatos së Erik ten Hagut. Trajneri holandez e kërkon me çdo kusht ishtalenti­n e tij të Ajaksit, ndërsa e vlerëson si një lojtar kyç në revolucion­in që dëshiron të bëjë në “Old Trafford”. Oferta e re që anglezët po përgatisin është 75 milionë euro, ndërsa katalanasi­t kërkojnë 80 milionë euro plus bonuset.

 ?? ??
 ?? ?? Antoni, sulmuesi 22-vjeçar i Ajaksit
Antoni, sulmuesi 22-vjeçar i Ajaksit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania