Panorama Sport (Albania)

Vinicius: I lumtur te Reali, PSG-JA s’më ofroi 40 mln

Besnikëri, braziliani zbulon të vërtetën për Parisin “Ançeloti si baba, jam në klubin më të madh në botë”

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Megolin e tij në fina le kundër Liverpu lit i dha Real Madridit Ligën e Kampionëve. Sot Vinicius Junior është gati të nënshkruaj­ë një kontratë të re me klubin spanjoll, e cila parashikon një rritje të konsiderue­shme të pagës. Sipas asaj që raportohet nga mediat, marrëveshj­a e re përfshin një klauzolë lirimi prej 1 miliardë eurosh (aktualja është 350 milionë) me një rritje të pagës, e cila do të shkojë nga 3.2 milionë tani plus bonuse, në 10 milionë, teksa shifra mund të rritet në bazë të arritjes së objektivav­e të caktuara.

FJALA E VINIT – I ardhur në vitin 2018 te “Los Blancos” për 46 milionë euro, ai vuajti për të gjetur dimensioni­n e tij në Madrid. Sezonin e kaluar bëri kthesën me 22 gola në 55 prezenca, teksa në 118 ndeshjet pararendës­e kishte mundur të realizonte vetëm në 15 raste. I ftuar në “Sportv”, ai ka deklaruar: “Do të vijoj të luaj në skuadrën më të madhe në botë. Është grupi më i bashkuar që kam hasur që nga koha kur kam ardhur në Madrid. E kemi ndier të gjithë këtë lidhje speciale që kemi me njëri-tjetrin dhe jemi bërë më të bashkuar edhe me të rinjtë që na u bashkuan në sezonin e fundit si Miliato apo Kamavinga, teksa Alaba e të tjerë na ndihmuan me përvojën e tyre”. Rinovimi është kryefjala rreth Vinciusit, i cili u përfol se ishte kontaktuar nga PSG-JA për të mos firmosur me Realin, teksa në Paris i premtohesh­in 40 milionë euro në sezon. Lajmin ka menduar ta përgënjesh­trojë vetë braziliani, i cili ka thënë: “Nuk kam folur me askënd dhe nuk është e vërtetë që kam marrë të tilla propozime. Jam i lumtur në Madrid dhe do të vazhdoj të luaj këtu. Siç thashë, jemi një

ekip i bashkuar dhe jemi të lidhur me njëri-tjetrin. Nuk ka atmosferë më pozitive në asnjë skuadër tjetër. Te Reali ëndërrojnë të vijnë të gjithë sepse aty lojtarët janë të lirë të shprehin talentin e tyre falë edhe një trajneri si Ançeloti që për ne është si baba”.

 ?? ?? Vincius me trofeun e Ligës së Kampioneve
Vincius me trofeun e Ligës së Kampioneve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania