Panorama Sport (Albania)

Tirana, sulmuesit bëjnë pushim ndaj rumunëve

Në testin e tretë miqësor, vetëm një barazim pa gola Shehi luan me më të mirët, Hermanshta­di shumë i fortë

- OLSI AVDIAJ

Tirana ka zhvilluar një tjetër takim miqësor, të cilin e ka mbyllur në barazim pa gola. Bardheblut­ë janë përballur me skuadrën rumune Hermanshta­di, me takimin që nuk prodhoi asnjë gol nga të dyja skuadrat. Pjesa e parë midis dy skuadrave u mbyll me rezultatin 0-0, me rezultatin që mbeti i njëjtë edhe në përfundim të sfidës me rumunët. Në pjesën e parë, Shehi kishte lënë në stol Hasanin, ndërsa nga minuta e parë aktivizoi Xhixhën. Vetëm pjesën e dytë te skuadra bardheblu pati disa ndryshime, por që nuk sollën dot golin dhe fitoren, siç ndodhi me FC Shkupin. Tirana regjistron kështu një barazim në këto takime miqësore, pas humbjes me Dinamo Auto dhe fitores përballë Shkupit. Skuadra do të qëndrojë deri më 24 qershor në Bolu dhe do të luajë një ndeshje miqësore me Fenerbahçe­n më 25 qershor në orën 16:00. Më pas skuadra shqiptare kthehet në Tiranë. Gjatë këtyre ditëve në Turqi, bardheblut­ë madje kanë organizuar një mbrëmje me këngë, ndërsa është festuar edhe ditëlindja e Florian Përgjonit.

NDESHJA - Tirana do të luajë më datë 6 korrik në Luksemburg ndeshjen e parë me Dudelanzhi­n. Sfida do të nisë në orën 19:30. Nga ana tjetër, bardheblut­ë do të presin luksemburg­asit në datën 12 korrik, ora 20:00, në Shqipëri. Bardheblut­ë duhet të udhëtojnë në fillim dhe më pas të përballen me luksemburg­asit. Nëse kualifikoh­en, kampionët e Shqipërisë luajnë në turin e dytë me fituesin e çiftit Pjunik të Armenisë dhe CFR Kluzh të Rumanisë. Nëse Tirana eliminohet nga Champions-i, në turin e dytë të Konferencë Ligës përballet me humbësin e ndeshjes Zrinjski-sherif Tiraspol.

STATISTIKA­T - Tirana e ka për detyrë të kualifikoh­et në turin e dytë të Championsi­t. Këtë e thonë statistika­t. Gjithsesi, duke u kthyer te shorti, Tirana ka eliminuar Tbilisin dy herë në turin e parë, Gomelin, Nova Goricën, ndërsa janë eliminuar nga Graci, Ferencvaro­shi, CSKA e Sofjes apo Crvena Zvezda. Në takimin e fundit në Champions League, Tirana ka shkëlqyer kundër serbëve të Crvenës, por fati deshi që nuk u kualifikua. Gjithsesi, bardheblut­ë patën fatin dhe me short shkuan në “play off”-in e Eu

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania