Panorama Sport (Albania)

Partizani ende në merkato, sulmi dhe mbrojtja kërkojnë zgjidhje

-

Partizani vazhdon të jetë në merkato dhe të kërkojë zgjidhje për disa pozicione vakante në skuadër. Të kuqtë kanë shumë mesfushorë qendre, por ndeshjet e Europës një pjesë të tyre nuk i gjejnë në formën më të mirë fizike. Matondo dhe Maget nuk janë stërvitur me ekipin, ndërsa Romero dhe Telushi ende nuk janë në formën e duhur fizike për të përballuar një 90-minutësh të tërë. Ndërkohë, mungon një fantazist për të konkurruar Hotin në mesfushë.

- Në mbrojtje të kuqve u duhen me patjetër dy mbrojtës krahu dhe një qendre. Gjithsesi, momentalis­ht çështja e anës së majtë është zgjidhur, sepse ka ardhur Ndreca për ndeshjet e Kupave të Europës. Gjithsesi, pas kësaj do të duhet një tjetër lojtar që të jetë alternativ­ë për Atanaskosk­in. Kërkesa e Mehmetit është që të gjitha pozicionet të jenë të dubluara dhe me shumë mundësi deri në fund të merkatos, drejtori Marini do të ketë bërë zgjedhjet e nevojshme.

– Në sulm situata është më emergjente se në repartet e tjera. Cara, Cvetanoski dhe Skuka janë sulmuesit e vetëm tipikë, ndërkohë që Da Silva po e shtyn nga dita në ditë zyrtarizim­in e më pas bashkimin me skuadrën. Nga ana tjetër, Cvetanoski po vuan një problem fizik dhe nuk po stërvitet normalisht me grupin. Në ndeshjen e djeshme ndaj Dekanit, Mehmeti provoi Hotin si sulmues fals e herë-herë të deklaruar, duke spostuar Skukën në të djathtë e vendosur Carën në të majtë. Kjo është një zgjidhje e mirë me mundësitë që janë, por sigurisht nuk pretendohe­t të luhet në Europë me lojtarë të ambientuar në role të ndryshme. Kështu, plotësimi i sulmit është më shumë se nevojë te “demat”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania