Panorama Sport (Albania)

Dy penallti të humbura, Dekani “ngel” Partizanin

Telushi nuk ia del me “gjethin e thatë”, barazim Shumë episode, Hoxha pret një 11-metërsh në pjesën e parë

- DENIS LALA

Partizani zhvilloi pas diten e djeshme miqë soren e dytë në fazën përgatitor­e, të cilën po e zhvillon në qytetin e Gradecit në Slloveni. Përballë ishin modestët e NK Jadran Dekani, të cilët arritën t’u bënin ballë të kuqve dhe u morën me meritë një barazim 1-1, pas një ndeshjeje plot me episode. Skuadra e drejtuar nga Dritan Mehmeti shënoi e para me Muratajn në minutën e 23-të, teksa ekipi i ligës së dytë sllovene barazoi në minutën e 64-t. Kjo ndeshje u shënjua edhe nga dy penallti të humbura dhe nga gafat e të kuqve në golin e pësuar.

PJESA E PARË – Partizani e nisi ndeshjen me një lojë me mjaft volum. Vetëm në 20 minutat e para, të kuqtë arritën të fitonin plot 5 goditje këndi, që ishin tregues i qartë i intensitet­it në zonën kundërshta­re. Skuka ishte mjaft në formë dhe i kapi shumë shpesh në befasi me shpejtësin­ë e tij mbrojtësit e Dekanit. Ishte pikërisht dibrani, i cili projektoi edhe golin e avantazhit. Ai arriti të depërtojë e më pas të krosojë nga e djathta për Muratajn, i cili i pashqetësu­ar nga askush, shkundi rrjetën dhe kaloi të tijtë në avantazh. Pas golit të pësuar, Dekani reagoi dhe fitoi penallti në minutën e 27-të. Hoxha u thirr në detyrë dhe e zbatoi më së miri, pasi arriti ta presë 11metërshi­n. Pak çaste më pas sllovenët fituan një goditje dënimi në limitet e zonës së “demave”, por pa arritur ta shfrytëzoj­në si duhet. 15 minutat e fundit të pjesës së parë ishin të stabilizua­ra, me Partizanin disi më aktiv, por pa forcën e duhur goditëse.

PJESA E DYTË – Edhe 45 minutat e dyta do të rezervonin një penallti të humbur dhe një gol të shënuar. Mehmeti dhe trajneri i Dekanit vendosin të bëjnë shumë zëvendësim­e, duke ndërruar thuajse gjithë ekipin. Pas kësaj, Partizani u duk disi më i pafuqishëm dhe jo i organizuar, nisur nga fakti që të aktivizuar­it nga stoli ishin të rinj dhe lojtarë të afruar së fundmi. Gjithsesi, edhe në anën e Dekanit gabojnë dhe i dhurojnë një penallti Partizanit në minutën e 51-të, me Telushin, që e merr përsipër. Mesfushori fillimisht shkund rrjetën, por arbitri e anulon, pasi lojtarët hynë në zonë përpara se Telushi të gjuante. Në tentativën e dytë, vlonjati provoi të shënonte me stil “panenka”, por portieri kundërshta­r këtë herë kuptoi gjithçka dhe e priti penalltinë, duke lënë në fuqi rezultatin 10. Më pas në minutën e 64-t Partizani i dhuroi golin e barazimit Dekanit. Buxhelaj gabon fillimisht në një pasim të thjeshtë në hyrje të zonës dhe u dhuron topin kundërshta­rëve. Portieri Laroshi bën një dalje të pamenduar dhe driblohet lehtësisht duke lënë portën bosh dhe duke i dhënë shansin Dekanit të barazojë shifrat. Në minutat e mbetura Partizani krijoi një rast të pastër me Hodon, që dha një pasim të mirë në zonën e 5metërshit, por askush nuk e shfrytëzoi si duhej. Në fund mbetën në fuqi shifrat 1-1.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania