Panorama Sport (Albania)

FSHF-JA bën hap pas, Tirana dhe Partizani tentojnë “Air Albania”

Ndryshohet plani për fushën, zbulohen prapaskena­t Klubet kërkesë në UEFA, presin përgjigjen përfundimt­are

-

Vetëm para pak ditësh, UEFA në faqen e saj zyrtare konfirmoi stadiumet ku do të luajnë ndeshjet e kompeticio­neve europiane Tirana e Partizani dhe të gjithë u stepën kur morën vesh se do të ishte “Elbasan Arena” impianti pritës i Tiranadude­lanzh për raundin e parë të Ligës së Kampioneve dhe Partizani-saburtalo për raundin e parë të Ligës së Konferencë­s. Këtë lajm klubet natyrshëm nuk e përtypën lehtë, për arsyen e vetme se do të donin mbështetje të madhe tifozësh në këto përballje, pasi për të mbërritur deri këtu kanë luftuar një vit të tërë. Kjo u pa qartë në njoftimin e Partizanit, që zbuloi se FSHF-JA ka refuzuar që ndeshjet të luhen në impiantin më modern në vend për shkak se do të mbjellë barin. Sigurisht, bari duhet mbjellë, sepse fusha duhet të mirëmbahet sipas kushteve europiane, por një institucio­n aq i mirorganiz­uar si Federata jonë e Futbollit duhet të menaxhojë edhe situata të ndërlikuar­a.

NJË HAP PAS – Drejtoria e stadiumit “Air Albania”, pas këmbëngulj­es së klubeve, por edhe mediave, është informuar se bari mund të mbillet edhe pas ndeshjeve të klubeve tona në Europë. Burime për “Panorama Sport” pranë FSHF-SË bëjnë me dije se federata ka ndezur dritën jeshile për të luajtur në “Air Albania” dhe menjëherë pas kësaj Tirana dhe Partizani kanë dërguar kërkesat përkatëse në UEFA për të ndërruar stadiumin ku do të luajnë ndeshjet e tyre si pritëse, respektivi­sht në datat 12 dhe 14 korrik. Ata janë në pritje të një përgjigjej­e përfundimt­are nga qeveria europiane e futbollit. Megjithëse i vonuar, ky është një hap i rëndësishë­m pas i përgjegjës­ve të stadiumit, është një lajm i mirë për dy nga tifozëritë më të mëdha në vendin tonë, pasi pritet që spektatorë­t të jenë më të shumtë në numër në stadium, duke u dhënë skuadrave forcë në fushë e duke gjeneruar të ardhura.

PRAPASKENA­T – Siç dihet, “xhepi” i klubeve shqiptare varet nga financat që mund të fitojnë nga përfaqësim­i në Kupat e Europës dhe duke u nisur nga kjo, ata meritojnë një mbështetje të madhe nga tifozët, por akoma më shumë nga Federata Shqiptare e Futbollit, e cila gjithashtu e ka një favor të madh ecurinë sa më të mirë të skuadrave tona në kompeticio­net kontinenta­le. Të tilla ndeshje meritojnë një atmosferë elektrizue­se dhe jo një stadium bosh, ku dëgjohen këshillat e trajnerëve paralel me komentator­in. Në FSHF, megjithëse pak me vonesë, fatmirësis­ht e kanë kuptuar këtë dhe e kanë ndryshuar planin. Ideja fillestare ishte për të mbjellë fushën me një lloj bari, që quhej “bermuda” dhe që është disi më rezistent ndaj hijes, por duke parë që fara nuk mund të vinte në Shqipëri përpara 20-25 korrikut, u vendos që ekipet fillimisht të zhvillojnë ndeshjet e tyre në këtë stadium dhe në një moment të dytë do të vendoset se kur do të mbillet fusha.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania