Panorama Sport (Albania)

Lorik Boshnjaku: Josa më bindi për Vllazninë

Mesfushori: E vështirë të ndahesha me Prishtinën pas 7 vitesh “Në Shkodër më pritën mirë, ekipi ka radhën për kampion”

- ADMIR URUÇI

Lorik Boshnjaku ësh të përforcimi i parë i Vllaznisë në merkaton e verës dhe në prononcimi­n e dhënë dje ka treguar arsyet pse zgjodhi kuqeblutë. Ai ka ardhur si një nga të përzgjedhu­rit e trajnerit Josa, si një njohje e vjetër, pasi kanë bashkëpunu­ar më herët te Prishtina. Boshnjaku shprehet i lumtur për zgjedhjen që ka bërë, ndonëse nuk ka qenë e lehtë të linte Prishtinën pas 7 vitesh. Gjithsesi, në Shkodër ka gjetur një ambient shumë të mirë që e ka ndihmuar të përshtatet shpejt me skuadrën dhe qytetin. Mesfushori i kuqebluve vlerëson mikpritjen e shkodranëv­e, si dhe thotë se bashkë me Josën do të mundohen të arrijnë atë që arritën te Prishtina. Boshnjaku ka folur edhe për ndeshjen e Kupave të Europës duke premtuar se Vllaznia do të synojë deri në fund kualifikim­in. Për më tepër, premton titullin kampion për tifozërinë kuqeblu.

Lorik, pse zgjodhët Vllazninë për të vazhduar karrierën?

Së pari, se është një klub i madh dhe me shumë histori. Ka tifozë shumë të mirë dhe

të zjarrtë, gjë të cilën e kam shikuar që në momentet e para që kam mbërritur në Shkodër. Jam ndier shumë mirë, për më tepër se bëj pjesë në një klub shumë të madh dhe shpresoj që të kthejmë titullin në Shkodër dhe kjo është një prej arsyeve që kam ardhur këtu.

Sa e vështirë ishte për ju për të lënë Prishtinën?

Normalisht që ka qenë e vështirë. Kam kaluar 7 vite atje dhe e ndjeva që kisha nevojë për një aventurë të re dhe për këtë zgjodha Vllazninë. Nuk besoj se do të jetë e vështirë të ambientohe­m në Shkodër.

Sa ka ndikuar prania e trajnerit Mirel Josa për të pranuar Vllazninë?

Ka ndikuar shumë, se me Josën kam punuar për dy vite te Prishtina. Kemi kaluar një kohë shumë të mirë. Atë që lamë përgjysmë te Prishtina shpresoj ta vijojmë te Vllaznia.

Cila është përshtypja juaj e parë për ambientin në Shkodër?

Të jem i sinqertë, nuk e kam ndier mungesën e Prishtinës. Më kanë pritur shumë mirë. Lojtarët janë shumë të sjellshëm dhe shpresoj të vazhdoj kështu me grupin.

Debutimi juaj është në Kupat e Europës. A mundet Vllaznia të kalojë turin e dytë, ku përballeni me rumunët e Universita­te të Krajovës?

Normalisht një ndeshje shumë e vështirë, por unë besoj te ky grup dhe kualiteti. Skuadra ka në përbërje cilësi. Shpresoj ta bëjmë këtë, pavarësish­t se kundërshta­ri është favorit në letër.

Ju nuk i keni ndier ende tifozët e Vllaznisë, por pritshmëri­të e tyre ndaj Boshnjakut janë të mëdha...

Kam marrë shumë mesazhe nga tifozët dhe për Vllazninë

janë nder e krenari. Për mua është diçka e veçantë, por shpresojmë t’ua kthejmë me rezultate, si në Europë dhe në kampionat.

Vini te Vllaznia pas fitimit të dy Kupave. Tani kërkohet titulli kampion, sa të arritshëm e shikoni këtë objektiv?

Edhe dëshira ime më e madhe është të shpallem kampion. Pasi dy vite me radhë triumfues në Kupë, shpresoj që ky të jetë viti i Vllaznisë, se e meriton ky qytet dhe këta tifozë. Me këtë grup lojtarësh besoj se do të arrijmë që ta fitojmë titullin.

 ?? ?? Lorik Boshnjaku, mesfushori 26-vjeçar i Vllaznisë
Lorik Boshnjaku, mesfushori 26-vjeçar i Vllaznisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania