Panorama Sport (Albania)

Nuk gjeti hapësira, portieri Vata largohet nga Kastrioti

-

Kastrioti njeh vetëm largime në këtë periudhë merkatoje dhe i radhës që e ka mbyllur me krutanët është portieri Elton Vata. 24-vjeçari iu bashkua krutanëve në verën e shkuar, ndërsa mosluajtja rregullish­t bëri që të kërkonte mbylljen e bashkëpuni­mit, për të cilët drejtuesit nuk i janë bërë pengesë duke e lënë të lirë gardianin, i cili në sezonin që sapo u mbyll u aktivizua në 7 ndeshje. Në prononcimi­n e dhënë për gazetën pas largimit, Vata shprehet se u largua nga Kastrioti pasi ka nevojë që të luajë rregullish­t. “U largova nga Kastrioti pasi doja që të luaja rregullish­t. Jam në një moshë që duhet të aktivizohe­m në çdo ndeshje, dhe te Kastrioti nuk mund të rrija kurrsesi portier i dytë. Oferta aktualisht nuk kam, por do shikoj mundësitë që do të më vijnë. Për aq kohë sa kalova të Kastrioti, kalova mirë, dhe i falënderoj të gjithë për mbështetje­n”, tha Vata në deklaratën e shkurtër për gazetën. Portieri me origjinë nga Kukësi por që banon në Shijak, ka qenë pjesë e disa ekipeve në superiore, siç janë Teuta, Laçi dhe së fundmi Kastrioti, por ka luajtur edhe në Kategorinë e Parë me Erzenin dhe Vorën. Me largimin e Vatës, numri i lojtarëve që e kanë mbyllur zyrtarisht me Kastriotin shkon në 5, teksa vijojnë të jenë ende të dyzuar lojtarët që u ka përfunduar kontrata të cilët kanë në tavolinë ofertën e klubit për të rinovuar. Sa i takon merkatos në hyrje, ajo sërish vijon të jetë enigmë, pasi nga klubi shprehen se po punojnë fillimisht me rinovimet. Kujtojmë që Kastrioti do të nisë përgatitje­t më 4 korrik, nga ku pas disa javësh stërvitje në “Redi Maloku”, skuadra do ta kryejë fazën përgatitor­e jashtë vendit, nga ku deri më tani vendi më i përfolur është Bullgaria.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania