Panorama Sport (Albania)

Teuta nxjerr mësime nga sezoni i fundit, gati të peshkojë talente

Durrsakët kërkojnë të hapin një cikël të ri suksesi

-

Teuta duhet të nxjerrë mësime nga sezoni i fundit për të mos rrezikuar më mbijetesën. “Djemtë e detit” i kanë të gjitha mundësitë për të qenë surpriza e sezonit, duke u bazuar tek investimet dhe një trajner që punon prej shumë kohësh aty. Boshti i skuadrës është i sigurt dhe pjesa dërrmuese e lojtarëve aktualë kanë fituar trofe të rëndësishë­m dhe kjo është një shenjë e mirë për të ardhmen. Teuta e re pritet të jetë një skuadër e bazuar te lojtarët e rinj në përbërje dhe gradualish­t projekti i ri pritet të vihet në zbatim. Klubi do të bazohet në rindërtimi­n tek afrimi i futbollist­ëve me perspektiv­ë për të rihapur një tjetër cikël triumfues. Realiteti i sotëm është ndryshe nga ai i sezoneve të fundit, kur veteranët ishin “kryefjala” e projektit blu. Ky ka qenë një trend i zakonshëm i sukseseve të fundit dhe trofeve në Durrës. Tashmë po shohim një orientim drejt “gjakut të ri” te Teuta. Strategjia e zgjedhur nga blutë për t’i besuar “çelësat” e ekipit një grupi lojtarësh të rinj në moshë pritet të tërheqë shumë vëmendje gjatë këtij sezoni. Trajneri Renato Arapi ka aktivizuar disa lojtarë në sezonin e fundit, të cilët janë nën 22 vjeç. Baza për të ndërtuar një cikël të ri është solide dhe shumë shpresëdhë­nëse për tifozët. Pas një politike duke ndjekur lojtarët me kosto zero në merkato, të cilët nuk kanë dhënë më atë që pritej, duket se më në fund në Durrës kanë gjetur “rrugën” që duhet ndjekur.

AFRIMET – Nëse largimet mund të jenë të shumta, edhe afrimet do të jenë të tilla, por gjithsesi jo deri në këtë masë. Sipas planeve, parashikoh­et që gjatë verës të afrohen pesë deri në tetë futbollist­ë, të cilët do t’i bashkohen grupit të trashëguar nga sezoni i fundit. Burime pranë kampit durrsak pohojnë se Arapi i ka piketuar lojtarët që dëshiron të ketë në skuadër dhe ka marrë garancinë nga klubi për të bërë afrimet që i duhen për të realizuar në fund edhe synimet, ku të paktën Teuta synon rikthimin në Europë. Skuadra pritet të mbyllë pushimet në fund të këtij muaji dhe më 4 korrik të zbresë në fushë, për të nisur fazën përgatitor­e për sezonin e ardhshëm.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania