Panorama Sport (Albania)

Pogradecar­ët kthehen në “modë”, Skënderbeu monitoron Manellarin

-

Skënderbeu “fiksohet” pas pogradecar­ëve. Pasi kanë përfshirë në listën e dëshirave Artion Alillarin dhe Hermes Shkullakun, një tjetër del në skenë. Gazeta “Panorama Sport” mëson se në ditët e fundit, drejtuesit kanë shfaqur interes për Isi Manellarin. Nëse dy të parët e mbyllën sezonin te Pogradeci, 24-vjeçari luajti në Berat. Ai ishte titullar i padiskutue­shëm me skuadrën që shkoi deri në fazën “play off”. Paraqitja e tij e mirë ka bërë që të ketë edhe minutazh të plotë. Ai zyrtarisht ka luajtur në 30 ndeshje të kampionati­t dhe 2 në Kupë, duke qenë pikë referimi për ofensivën. Është një element që mund të përdoret sa në mesfushë dhe në sulm, por mbi të gjitha e njeh mirë portën. Vjet e gjeti 8 herë rrjetën në të dyja kompeticio­net. Nëse do t’u bashkohej bardhekuqv­e, do t’u bënte vërtet punë në Kategorinë e Parë. Dhe duhet thënë që përvoja në këtë ligë nuk i mungon, kur më herët është aktivizuar te skuadra e Pogradecit apo e Ilirisë. MONITORIMI - Për momentin nuk kemi të bëjmë me një bisedë të mbyllur. Drejtuesit po e monitorojn­ë, por duhet thënë se nuk janë të vetmit. Nuk janë të pakta klubet që e kanë në “fokus”. Ai ishte një nga pikat e forta të Pogradecit para dy sezonesh dhe ka bërë po aq mirë edhe te beratasit. Kjo ka sjellë edhe interesimi­n e Skënderbeu­t për lojtarin 24vjeçar. Duket se pogradecar­ët janë kthyer në “modë” te Skënderbeu kohët e fundit. Kujtojmë që edhe një sezon më parë kishin Vangjel Zguron, ndërsa gjasat janë që në stol të rikthehet Migen Memelli. AFRIMET - Klubi po tregohet tejet i kujdesshëm në merkato. Qëllimi është që të ndërtohet një ekip kompetitiv për sezonin 2022-2023, që të mos diskutohet ngitja e menjëhersh­me në elitë. Deri më tani Skënderbeu ka zyrtarizua­r vetëm dy afrime në ekip, që i bashkohen pjesës tjetër të 10 lojtarëve që kanë një kontratë aktive nga sezoni i kaluar. Bardhekuqt­ë kanë marrë Rapën nga Gjilani për mbrojtjen dhe kongolezin Meil për mesfushën. Drejt zyrtarizim­it është edhe roli i kryepankin­ës, atje ku Migen Memelli duket shumë afër firmës. Dëshira për t’u kthyer në Korçë nuk i mungon dhe këtë ia ka bërë të qartë edhe presidenti­t. Tashmë i mbetet Ardjan Takajt që të plotësojë kushtet e vendosura prej 42-vjeçarit, që “operacioni” të mbyllet me sukses. Nëse zyrtarizmi i trajnerit nuk vonon, nuk përjashtoh­et mundësia që muaji korrik ta gjejë ekipin në fushë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania