Panorama Sport (Albania)

Musaku: Që kur erdhi Canaj, nuk mora më dieta

Ankohet mbrojtësi: Nga kapiten përfundova në... tribunë “Rrogën e merrja, por me vendim të trajnerit m’u hoq trajtimi”

- ALBAN ALUSHI

Ubënë vite që Lush nja vuan mung esën e lojtarëve vendës. Të rrallë janë elementët e dalë nga shkolla verdhejesh­ile që rezistojnë në formacion. Këtë fat e ka pasur edhe Dionis Musaku. Jo më larg se dy sezone më parë ishte kapiten, por sezonin e fundit përfundoi në tribunë. Në total ka marrë vetëm 496 minuta nga 6 ndeshje dhe pjesën tjetër e ka ndjekur si spektator. 26-vjeçari e ka vuajtur këtë trajtim që i është bërë. Në një deklaratë të dhënë enkas për “Panorama Sport”, lojtari që 10 vitet e fundit është aktivizuar vetëm në vendlindje, përveç një shkëputje sezonale që pati te Shkumbini (20172018), rrëfen edhe një problemati­kë që ka pasur me financat. Nëse në pjesën e parë të sezonit merrte rrogën mujore dhe dieta,

diçka i firoi me ardhjen e Agim Canajt në stol. “Kam pasur 2-3 kontakte gjatë kësaj periudhe. Gjithsesi, për momentin po qetësohem. Do vendos pasi të kthehem nga pushimet. Dëshirën që të largohem nuk e kam. As që e kam menduar një gjë të tillë. Por, kurrë nuk i dihet. Edhe mund të ndodhë, ashtu si në kohën kur ika te Shkumbini, ndonëse gjithë karrierën time ia kam kushtuar ekipit të vendlindje­s. Kam qenë këtu edhe në ditë të vështira. Është qyteti ynë dhe do të jemi aty në të mirë e në të keq. E megjithatë, është fakt që nuk kam pasur shumë hapësira. Kanë qenë pothuajse zero që me ardhjen e trajnerit Agim Canaj”, deklaroi fillimisht mbrojtësi.

HAPËSIRAT - Ai flet edhe për situatën e vështirë që po kalon, kur brenda dy vitesh nga kapiten përfundoi në tribunë: “Është e vështirë për mua. Duket edhe qesharake diçka e tillë. Duke pasur parasysh ndryshimin e trajnerit, secili preferon lojtarët e tij”.

FINANCAT - Musaku flet edhe për financat e tij te Lushnja dhe problemin që hasi me dietat. “Pjesën e parë të sezonit kam marrë 30 mijë lekë (të rinj) pagë mujore, bruto dhe dietën ushqimore në lekë. Pas ardhjes së trajnerit Canaj nuk e kam marrë më dietën ushqimore në lekë. Për shkak të një vendimi të marrë nga ai dhe që nuk më është komunikuar asnjëherë, pse ka ndodhur kjo? Rroga e muajit maj ka kaluar në llogarinë tonë. Lushnja ka qenë gjithmonë korrekte”, u shpreh 26-vjeçari.

PANKINA - Lushnja vijon të jetë pa trajner dhe të gjithë janë në pritje të njeriut që do të ulet në stolin verdhejesh­il. Mbrojtësi mendon që klubi duhet të nxitohet e të marrë masat, pasi kampionati do të jetë “zjarr”. “Mendoj se drejtuesit duhet të lëvizin sa më parë me caktimin e trajnerit. Koha kalon shpejt dhe vjen periudha e përgatitje­ve. Këtë vit kampionati parashikoh­et të jetë shumë i fortë. Atëherë duhet lëvizur sa më shpejt, në vendosjen e stafit teknik dhe në afrimin e lojtarëve”, përfundoi Musaku.

 ?? ?? Dionis Musaku, mbrojtësi 26-vjeçar i Lushnjës
Dionis Musaku, mbrojtësi 26-vjeçar i Lushnjës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania