Panorama Sport (Albania)

Jazaj: Shabanit i ofruam të drejtonte akademinë, duam trajner me autoritet

- ERMAL SIKA

Pasi shkarkuan Besmir Shabanin, tek Oriku janë hedhur në sulm për të gjetur trajnerin e ri. Nuk janë vetëm Eqerem Memushi dhe Arlind Rustemi kandidatë për stolin. “Panorama Sport” zbulon edhe tre emra të tjerë të njohur të trajningut shqiptar që kanë dalë në skenë për pankinën e ekipit të sapongjitu­r në Kategorinë e Parë. Drejtuesit kanë kontaktuar Gerd Haxhiun, Gentjan Mezanin dhe Artan Sakajn. Por Mezani dhe Sakaj kanë kthyer përgjigje negative. I pari do të vijojë karrierën në Kosovë, ndërsa i dyti për arsye familjare. REAGIMI – Pas vendimit të beftë të marrë për stolin, reagon Muharrem Jazaj. Në një deklaratë të

dhënë për gazetën, ai shpjegon arsyet për largimin e Shabanit. “Nuk ka zhvillime konkrete për trajnerin e ri. Në fakt, vlerësoj punën e Besmir Shabanit dhe bashkëpuni­min që kemi pasur me të. Ia doli në kushte të vështira. Nuk është e vërtetë që e larguam, por i ofruam detyrën e

drejtorit të akademisë dhe postin e trajnerit U-19. Ne jemi kampionë me moshat. Ndryshimin e bëmë pasi duam që të gjejmë një trajner me eksperienc­ë dhe me më shumë autoritet. Jemi duke parë disa emra dhe do ta zgjidhim shumë shpejt. Kampionati që vjen është i fortë dhe

ne duam të kemi një ekip të motivuar. Duhet të jemi dy marshe më lart se nga Kategoria e Dytë dhe kjo është përgjegjës­i”, thotë Jazaj. GRUPI - Administra­tori i klubit konfirmon qëndrimin e grupit aktual, si dhe tratativat për të afruar lojtarë nga Labëria dhe Flamurtari. “Grupi

aktual është i konfirmuar. Jemi duke kërkuar edhe përforcime. Por jemi për lojtarë vlonjatë sepse kanë kosto të ulët dhe e ndiejnë peshën e fanellës. Duke qenë se Labëria nuk u ngjit në Kategorinë e Parë, presim të na vijnë lojtarë të saj. Por do të marrim edhe nga Flamurtari, pas një

marrëveshj­eje të arritur me presidenti­n Sinan Idrizi. Shumë shpejt do të nisë edhe ndërtimi i fushës së re të stadiumit, me qëllim që skuadra të ketë kushte sa më optimale për përgatitje­n dhe zhvillimin e ndeshjeve”, përfundon Jazaj.

 ?? ?? Muharrem Jazaj, administra­tori i Orikut
Muharrem Jazaj, administra­tori i Orikut

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania