Panorama Sport (Albania)

Sofranak: Sofranak: Të Të gjithë gjithë fajtorë fajtorë

Mbrojtësi flet për aventurën me blutë: Më rëndoi mentalisht “Nuk e di pse trajneri italian më çoi tek U-21. Largimi i pashmangsh­ëm”

- FATJON RUPI

Aleksandar Sofrak ishte një nga katër futbollist­ët, me të cilët Dinamo ndërpreu bashkëpuni­min. Mbrojtësi luajti 24 ndeshje me blutë dhe shënoi një gol, atë ndaj Vllaznisë në humbjen 2-1 në Shkodër. Erdhi në Shqipëri pas eksperienc­ave në Mal të Zi, Serbi, Kroaci, Belgjikë e Bosnjë dhe u vlerësua si një nga mbrojtësit më të mirë të kampionati­t gjatë javëve të para. Por më pas u bë protagonis­t i një situate të çuditshme. Në kohën kur skuadra u drejtua nga trajneri Rodolfo Vanoli, malazezi përfundoi te Dinamo U-21 dhe italiani disa herë pohoi se lojtari nuk ishte i gatshëm fizikisht dhe mendërisht për të luajtur. Në një prononcim për “Panorama Sport”, 31vjeçari flet për aventurën e tij me Dinamon dhe për situatën që ai vetë kaloi.

ZHGËNJIMI – Thekson se skuadra e kishte kualitetin që të paktën për të mbijetuar në Superiore. Mbrojtësi shprehet se gjërat morën për poshtë kur nisi gjysma e dytë e sezonit dhe të gjithë kanë përgjegjës­i për rënien nga kategoria. “Rënia e Dinamos nga kategoria është një çështje shumë e gjerë. Gjërat nisën të merrnin për poshtë me fillimin e pjesës së dytë të sezonit. Nuk dua të ndalem te detajet. Unë personalis­ht dua ta harroj sa më parë të jetë e mundur atë sezon. Ishte shumë i vështirë për mua nga ana mentale”, shprehet fillimisht Sofranak.

VANOLI – Nuk mund të mos komentonte përplasjen me trajnerin Rodolfo Vanoli:

“Që në momentin që erdhi në skuadër trajneri italian, ai vendosi që të më çonte te Dinamo U-21. Unë nuk e di ende arsyen. Në fund të kampionati­t ne vendosëm që ta mbyllnim kontratën. Ishte e vetmja zgjidhje e mirë për mua dhe klubin”, theksoi lojtari me përvojë, që ka veshur edhe fanellën e kombëtares së Malit të Zi.

FAJTORËT – Ai i bën të gjithë përgjegjës për rënien e Dinamos nga kategoria, jo vetëm lojtarët. Vetëm pas një viti në futbollin shqiptar, ai do ta vazhdojë karrierën me një

skuadër të re. “Unë mendoj se Dinamo si skuadër e kishte kualitetin për të mbijetuar në Superiore. Por kur filloi që situata të shkonte për keq, ishte shumë e vështirë që të ndalej. Siç e thashë edhe më lart, nuk dua të merrem me detajet. Ajo që mund ta them qartë është se rënia erdhi pas gabimeve të të gjithëve ne që ishim te Dinamoja. Pra, të klubit, lojtarëve dhe trajnerëve. Të gjithë kanë përgjegjës­i. Dhe kur vijnë këto të gjitha bashkë, rezultati është ky që tani të gjithë në njohim”, përfundoi Sofranak.

 ?? ?? Aleksandar Sofranak, ish-mbrojtësi 31-vjeçar i Dinamos
Aleksandar Sofranak, ish-mbrojtësi 31-vjeçar i Dinamos

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania