Panorama Sport (Albania)

Gava: Arrita akordin me klubin, synojmë ngjitjen

- VLADIMIR MEMA

Orgest Gava rinovoi me AF Elbasanin. U bë pjesë e verdhebluv­e në Kategorinë e Parë dhe as e ka çuar nëpër mend që ta lërë në mes projektin. Në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”, kapiteni i ka të qarta idetë. Dëshiron që të shkojë me ekipin më të ri të qytetit deri në Superiore. “Është kënaqësi të kontribuos­h për skuadrën e qytetit tënd, pavarësish­t nivelit ku merr pjesë. Rashë dakord me klubin për të vijuar sërish bashkëpuni­min edhe për këtë sezon, me synimin e vetëm ngjitjen në Kategorinë e Parë. Në klub është një projekt ambicioz dhe serioz që t’i ngjisë shkallët një e nga një për të shkuar deri në Superiore. Megjithatë, të mendojmë fillimisht për këtë sezon dhe besoj se edhe me ndihmën e tifozëve, së bashku do t’ia arrijmë qëllimit për ngjitjen e shkallëve, në mënyrë që ky qytet të rikthehet aty ku e ka vendin”, u shpreh fillimisht 32-vjeçari. Mesfushori pohon se ekipi ka nevojë ende për merkato, duke u dhënë mirëseardh­jen edhe afrimeve të para. “Më vjen mirë që po ruhet grupi i sezonit të kaluar dhe deri më tani janë bërë disa afrime cilësore që do ta përforcojn­ë akoma edhe më tej ekipin. Megjithatë, kjo kategori është e vështirë, sepse mund të ketë disa skuadra që do të kenë pretendime. Për këtë arsye, skuadra ka nevojë akoma edhe për disa afrime të tjera, të cilat besoj se do të ndodhin, në mënyrë që të mos e vëmë në diskutim ngjitjen. Nuk kemi kohë për të humbur dhe nuk mund t’ia lejojmë vetes të gabojmë”, u shpreh në prononcimi­n e tij Orgest Gava, i cili mban shiritin e kapitenit tek ekipi i AF Elbasanit dhe është një nga lojtarët më me eksperienc­ë të kësaj skuadre.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania