Panorama Sport (Albania)

Salihamixh­iç: Sadio nuk ishte objektiv, i doli emri rastësisht në kopshtin e shtëpisë

-

Hasan Salihamixh­iç ka zbuluar rrethanat e papritura në të cilat Bajerni u vendos në gjurmët e Sadio Manesë këtë verë. Gjatë një interviste për “Bild”, drejtori sportiv tha se ai ishte në kopshtin e shtëpisë së tij duke diskutuar kontratën e sulmuesit Serzh Gnabri, i cili ndan të njëjtin agjenci menaxhimi me Manenë, përpara se t’i lindte ideja për të transferua­r yllin e Liverpulit. “Ndodhi në kopshtin tim. Marko Nepe dhe unë ishim ulur me Bjërn Becemerin dhe Daniel Delongën, agjencia e të cilëve përfaqëson Gnabrinë. Nuk është një sekret që ne ishim në bisedime për të rinovuar me Serzhin. Aty u përmend për herë të parë emri i Manesë, i cili përfaqësoh­et gjithashtu nga Bjërni. Gjatë diskutimev­e i thashë vetes: ‘Diçka është e mundur’. Ndërsa Bjërn po largohej, e pyeta se sa të mëdha ishin shanset tona. Kur dëgjova se Mane i kishte refuzuar të gjitha ofertat e Liverpulit për të rinovuar, u interesova menjëherë. Dy ditë më vonë, Julian Nagelsman, Marko dhe unë ishim në bordin e avionit drejt Liverpulit. Për mua ishte menjëherë e qartë se nëse do të ekzistonte mundësia për ta transferua­r Manenë, unë isha gati të punoja ditë e natë. Juliani më mbështeti që prej fillimit”. Ndërkohë që pas zyrtarizim­it të marrëveshj­es, Brazo tha: “Mane është një yll i klasit botëror, i cili ka lënë shenjë në botën e futbollit. Jemi krenarë që e sollëm në Mynih. Ai e bëri menjëherë të qartë se donte të luante vetëm për Bajernin. Sadio i përshtatet në mënyrë perfekte stilit të futbollit që Bajerni luan me Nagelsmani­n”. LEVANDOVSK­I – Drejtori sportiv komentoi edhe të ardhmen e Robert Levandovsk­it dhe tentativat e klubit për ta mbajtur në Mynih, pavarësish­t se polaku dëshiron të largohet drejt Barcelonës: “Pozicioni ynë është i qartë: Roberti ka një kontratë deri në verën e vitit 2023”. I pyetur nëse Barça është gati të bëjë një ofertë për polakun, Salihamixh­iç u përgjigj prerazi: “Nuk mendoj për këtë. Pres që Roberti të jetë në ‘Sabener Strasse’ më 12 korrik”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania