Panorama Sport (Albania)

Klop: Sadio? Humbi Liverpuli, fitoi Bajerni

“Nuk do të shtiremi sikur s’jemi të mërzitur, iku një ikonë”

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Jyrgen Klop i ka rezer vuar një lamtumirë speciale Sadio Manesë, të cilin e quajti një prej lojtarëve më të mëdhenj të historisë së Liverpulit dhe një ikonë e ditëve moderne pas transferim­it të tij te Bajerni. Trajneri gjerman u tregua i sinqertë duke thënë se për “Reds”-at largimi i tij është një humbje e madhe, ndërsa për Bajernin e kundërta. “Është një moment i madh. Nuk ka kuptim për askënd që të bëjë sikur është e kundërta. Një prej lojtarëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave të Liverpulit po largohet dhe ne duhet ta pranojmë se sa e rëndësishm­e është kjo. Ai largohet me mirënjohje­n dhe dashurinë tonë. Ai largohet me statusin e një prej më të mëdhenjve të historisë. Dhe po, ai largohet në një moment ku ai është një prej futbollist­ëve më të mirë në botë. Por ne nuk duhet të jetojmë me faktin që po humbasim, por të festojmë privilegji­n që e patëm. Golat që ai shënoi, trofetë që fitoi, një legjendë sigurisht, por edhe një ikonë e Liverpulit të kohëve moderne”, tha Klop për sajtin e klubit. “Që ditën e parë që shkeli në derë, ai na bëri më të mirë. Nëse dikush do të na kishte thënë se çfarë ai do të bënte për këtë klub, ne nuk do ta kishim kuptuar në atë moment. Sadio bëri gjithçka të mundur. Ai është një shembull për çdo lojtar tjetër në planet se profesiona­lizmi dhe dedikimi të shpërblen. E kuptoj plotësisht vendimin e tij dhe jam i sigurt se edhe tifozët tanë gjithashtu. Nëse e dashuron Liverpulin, duhet ta duash edhe Sadionë, kjo është e panegociue­shme. Duhet ta pranojmë që humbja jonë është fitorja e Bajernit. Ne i urojmë suksese në çdo ndeshje, përveçse kundër nesh”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania