Panorama Sport (Albania)

Dibala, ja shanset e Milanit

Kampionët mund të shfrytëzoj­në pakënaqësi­në që ka argjentina­si ndaj Marotës Ka dyshime për gjendjen fizike të 28-vjeçarit, por do t’i zgjidhte shumë halle Piolit

-

Është bërë çështje prej disa ditësh e ardhmja e Dibalës. Ish-lojtari i Juventusit dukej shumë pranë Interit dhe gjasat janë ende të mëdha që zikaltrit ta marrin, por së fundmi po flitet gjithnjë e më shumë për një tentativë nga ana e kampionëve të Italisë për të bërë goditjen e bujshme.

PENGESAT

Le të jemi të qartë që në fillim: me 50 milionë euro buxhet dhe me objektivin primar “Botman” për mbrojtjen, ka pak nga ata që besojnë se Dibala mund të vishet kuqezi. Megjithatë, nuk është e thënë që shifra që do të shpenzojë Milani në merkato do të mbetet vetëm 50 milionë. Me kalimin e ditëve, nëse Maldini pranon të vazhdojë si drejtor, situata mund të ndryshojë. Për më tepër që Dibala është një lojtar i lirë dhe do të llogaritet vetëm rroga e tij, e jo kartoni.

DIBALA ZGJIDHJA IDEALE

Emri më i lakuar ndër lojtarët pa kontratë është pa dyshim ai i Paulo Dibalës. Negociatat mes tij dhe Interit kanë ngecur prej ditësh sepse as lojtari dhe as agjenti i tij nuk janë të kënaqur me ofertën që u ka lënë në tavolinë Marota. Po atëherë pse nuk po lëviz për ishnumrin 10-të të Juves? Dyshimet për gjendjen e tij fizike dhe për rezistencë­n gjatë sezonit mund të jenë legjitime, por duke marrë parasysh faktin që ai mund të ishte një zgjidhje ideale si fantazist tipik në skemat e Piolit, atëherë logjika thotë se vetëm duke i paguar rrogën, lojtari do të ishte një goditje e madhe për kampionët e Italisë.

TRI MOTIVE THELBËSORE

Afrimi i Dibalës te Milani do të zgjidhte një mori problemesh.

E para: klubi merr një “topplayer” që mund të luajë shkëlqyesh­ëm pas shpinës së sulmuesit.

E dyta: do të rikthehej entuziazmi i një populli që menjëherë pas festës u hidhërua dhe u tremb nga deklaratat e Maldinit. Ai pati paralajmër­uar se nuk ka progres pa 2-3 blerje të mëdha.

E treta: shpenzon zero euro për kartonin e Dibalës dhe do të mund të kesh sërish para për të investuar në reparte që gjithashtu kanë nevojë për ndërhyrje urgjente si qendra e mbrojtjes dhe krahu i majtë i saj.

Ka edhe një pikë tjetër që mund të konsideroh­ej edhe si motivi i katërt: do t’i jepnin një shuplakë sistemit të ngritur nga Marota... Ky i fundit i bind lojtarët t’i marrë në ekip dhe ndikon që ata të ngelen pa kontratë

duke qenë i sigurt se nuk kanë zgjidhje të tjera. Milani në këtë mënyrë mund të shfrytëzoj­ë rastin për t’iu treguar “kushërinjv­e” se dinë të bëjnë keq edhe në merkato, jo vetëm në tabelën e renditjes...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania