Panorama Sport (Albania)

Lukaku, ultrasit i dalin kundër

Tifogrupi “Curva Nord” nuk e harron tradhtinë dhe bën thirrje: Mos shkoni ta prisni “Është konsiderua­r dhe trajtuar si mbret , por tani edhe ai është një si gjithë të tjerët”

- Përgatiti: NISLI GJINI

Tashmë për rikthimin e Romelu Lukakut tek Interi mungon vetëm zyrtarizim­i, një rikthim që ka gëzuar jo pak trajnerin Simone Inzagi dhe pjesën dërrmuese të tifozërisë zikaltër. Jo pak herë është cilësuar ai njeriu i titullit të sezonit të kaluar, por pavarësish­t kësaj, pakkush e ka harruar largimin e tij një vit më parë në drejtim të Çelsit, një largim që u shoqërua me fjalët “Ishte ëndrra ime të rikthehesh­a në Londër”. Tradhtia nuk është kapërdirë edhe sot e kësaj dite te tifozët zikaltër dhe mbi të gjitha te grupimi i ultrasve “Curva Nord”, marrëdhëni­a me të cilët është e akullt.

REAGIMI - Në këtë muaj të nxehtë qershori Lukaku zgjodhi t’u largohej vranësirav­e të Londrës, të paktën për një vit me shpresën se dielli i Milanos do të shkrijë edhe raportin e tij me tifozët zikaltër, të cilët nuk reaguan gjatë tratativës, por nuk lanë pa koment përfundimi­n e saj. “Duke qenë se rikthimi i Lukakut tek Interi është tani më shumë se një mundësi, duhet t’i bëjmë të qarta disa gjëra”, niste mesazhi i “Curva Nord” në rrjetet sociale duke vazhduar: “Ne mbështesim Interin dhe nuk do ta kontestojm­ë lojtarin pavarësish­t sjelljes së verës së kaluar. Gjithsesi, asnjë prej grupimeve tona nuk do të lejohet të shkojë për ta pritur me shaje ose simbole zikaltër dhe çdo grimcë mbështetje­je që do t’i japim këtej e tutje, duhet të fitohet me shumë përulësi dhe djersë në fushë. Është konsiderua­r mbret dhe është trajtuar si i tillë, por tani edhe ai është një si gjithë të tjerët”. Edhe pse kanë sqaruar se nuk do ta kontestojn­ë 29vjeçarin, tifogrupi nuk ka lënë pa përmendur tradhtinë. “Nuk do të kontestojm­ë një lojtar të Interit, por e kuptojmë kur dikush na tradhton dhe kjo na ka bërë të ndihemi keq. Ftojmë të gjithë tifozët e Interit të mos bien në kurth dhe të vrapojnë pas tij. Tani Romelu ke një rrugë të gjatë përpara”, ka qenë përfundimi i postimit të “Curva Nord”, që i kanë konfirmuar Lukakut se klima që do të gjejë nuk do të jetë ajo e rikthimit në familje, përkundraz­i. Tani duhet të rifitojë statusin e mëparshëm dhe sfida i është lëshuar.

 ?? ??
 ?? ?? Në dhjetor Romelu Lukaku zbulonte dëshirën e tij për t’u rikthyer tek Interi, një dëshirë që nuk u prit mirë te tifozët zikaltër, të cilët i dedikuan një banderolë jashtë kangjellav­e të “Pinetina”-s, për të treguar qëndrimin e tyre. “Nuk ka rëndësi kush largohet me shiun, ka rëndësi kush qëndron në stuhi, Romelu”, ishte mesazhi që shënjestro­nte largimin e konsiderua­r tradhti të belgut.
Në dhjetor Romelu Lukaku zbulonte dëshirën e tij për t’u rikthyer tek Interi, një dëshirë që nuk u prit mirë te tifozët zikaltër, të cilët i dedikuan një banderolë jashtë kangjellav­e të “Pinetina”-s, për të treguar qëndrimin e tyre. “Nuk ka rëndësi kush largohet me shiun, ka rëndësi kush qëndron në stuhi, Romelu”, ishte mesazhi që shënjestro­nte largimin e konsiderua­r tradhti të belgut.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania