Panorama Sport (Albania)

PERSONAZHI Besimtari me këmbën 48, “Big Rom” në gjurmët e idhujve brazilianë Ronaldo dhe Adriano

-

Romelu Lukaku është rikthyer të jetë kryefjala e ambientit zikaltër dhe kuriozitet­i për të vazhdon të jetë i gjallë si ditën e parë. Le të zbulojmë më shumë rreth jetës jashtë fushës së “Big Rom”-it, gjigantit që synon të jetë përsëri mbret i Milanos.

DIETA – “Kam ndryshuar mënyrën time të të ushqyerit në Milano”, deklaronte vetë sulmuesi gjatë eksperienc­ës së tij të parë me Interin, duke zbuluar më pas edhe dietën e tij. “Kemi bërë një analizë të trupit tim dhe kuptova çfarë duhet të konsumoja. Dieta ime konsiston në sallatë dhe peshk kryesisht, pa lënë mënjanë gjoksin e pulës. Të gjitha më ndihmojnë të kem fizik të fort dhe të vrapoj aq sa duhet. Për këtë nuk lë pas dore as karbohidra­tet si orizin e zi dhe patatet e ëmbla”, tregonte 29-vjeçari.

PUSHIMI – Më parë një maniak i punës, belgu nuk ndalonte stërvitjen as në grumbullim­et me kombëtaren, kur gjente gjithmonë diçka për të bërë nga palestra deri te loja me top. Tani, Lukaku ka kuptuar vlerën e pushimit, hidratimit dhe gjumit, që e ka ndihmuar të rikuperojë energjitë fizike dhe mendore.

KRIOTERAPI­A – Vaskat me akull pas ndeshjeve që ndihmojnë muskujt kanë qenë gjithmonë shpëtimi i Romelut, një metodë e përdorur prej shumë kohësh nga lojtari. Edhe trajneri i tij personal, Oskar, e ndihmon, mbi të gjitha, në ushtrimet e mbajtjes së ekuilibrit, edhe pse me një këmbë me numër 48 nuk duhet ta ketë të vështirë.

BESIMI, MUZIKA DHE IDHUJT – Lukaku është shumë besimtar dhe ka marrë pjesë edhe në pelegrinaz­he. Nuk e nis asnjëherë ndeshjen pa thënë më parë lutjet, ashtu si nuk mund të nisë pa dëgjuar muzikë. Jay-z, që është edhe presidenti i kompanisë “Roc Nation” që kuron imazhin e belgut dhe 50 Cent janë të preferuari­t e tij në muzikë, ndërkohë që në futboll idhujt janë të dy brazilianë. Ronaldo “Fenomeni” dhe Adriano, dy ish-numrat 9 zikaltër janë modelet e Lukakut, që pati fatin të trashëgojë fanellën e tyre.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania