Panorama Sport (Albania)

Bombastike, Mendesh shtyn Ronaldon të rikthehet te Juventus

Mediat spanjolle e portugeze lëshojnë lajmin e frikshëm Merkato e Junajtid s’i pëlqen, gati të ulë edhe rrogën

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Po sikur pas Romelu Lukakut të ketë një tjetër rikthim monstruoz në Serinë A si Kristiano Ronaldo? E ku i dihet, madje nga Portugalia dhe Spanja janë të sigurta se diçka e tillë ka nisur të bisedohet seriozisht. E përditshmj­a luzitane “Record”, e cila bashkëpuno­n dhe është e mirinformu­ar mbi lëvizjet e menaxherit Zhorzh Mendesh, por edhe katalanasj­a “Sport”, janë të sigurta: “Kristiano Ronaldo i është ofruar Juventusit që të rikthehet”. Sipas dy burimeve në fjalë, vetë futbollist­i e ka kuptuar një vit me vonesë se ka gabuar duke u nxituar që të lërë Torinon një vit përpara fundit të kontratës që kishte, madje doli edhe kundër dëshirës së Mendeshit, që e donte edhe një tjetër vit nën ngjyrat bardhezi. Dhe pikërisht agjenti i tij ka vendosur që të hyjë sërish në skenë, duke qenë se ai e ka ruajtur marrëdhëni­en fantastike me presidenti­n Andrea Anjeli dhe është gati që të sheshojë hatërmbetj­et e vogla mes Cr7-ës dhe miliarderi­t torinez.

JUVJA I PËLQEN

Arsyeja pse Ronaldo është bërë pishman dhe është dakord me Mendeshin për një rikthim të mundshëm lidhet jo vetëm me merkaton e rëndësishm­e mbi të cilën bardhezinj­të po punojnë, me dy lojtarë si Pogba dhe Di Maria me të cilët Kristiano ka luajtur dhe i vlerëson. Pastaj, edhe Vlahoviç apo edhe rikthimi në formë i Kiezës do të garantonin një repart ofensiv të frikshëm, nga ai që i pëlqen Cr7-ës për të tentuar Europën. Nga ana tjetër, duke lënë mënjanë edhe pse ky aspekt nuk është aspak i vogël si mospjesëma­rrja në Champions, lëvizjet që po ideohen nga Mançester Junajtid nuk i pëlqejnë aspak atij. Shumica e emrave të përzgjedhu­r nga trajneri i ri, Erik ten Hag, kanë qenë “ushtarë” të tij tek Ajaksi dhe kjo strategji nuk e bind aspak. Në të njëjtën kohë garantohet se Ronaldo vazhdon që ta ndjekë Juventusin dhe të kujtojë me nostalgji edhe privatësin­ë që i dhuronte një qytet si Torino, ndryshe nga Mançesteri ku është gjithmonë i përndjekur nga paparacët dhe jo vetëm.

ÇËSHTJE EKONOMIKE

Ndonëse këtë verë edhe Ronaldo duket një hallvë e ftohtë, pavarësish­t emrit dhe kujtimeve të bukura që la në

Torino, Juventusi sigurisht që mund ta mendojë ofertën e Mendeshit për të rikthyer klientin e tij më të rëndësishë­m. Dhe kjo lidhet ngushtë me një aspekt ekonomik. Pikësëpari, Kristiano nuk do të pretendont­e më kurrë 31 milionët që përfitoi për tri vite, madje

është gati që të ulet edhe më poshtë sesa 23 milionët që fiton aktualisht në Mançester. Nëse kjo është joshja e parë për Juventusin dhe presidenti­n Anjeli, e dyta lidhet me sponsorët e fuqishëm që do të rikthente sërish portugezi 37-vjeçar dhe kjo do të thoshte

më shumë miliona për arkat e një klubi që prej pandemisë numëron 380-400 milionë euro humbje. Prandaj, edhe pse në dukje tepër e vështirë, në futboll nuk ekziston fjala “kurrë” dhe pse jo, tifozët mund të rikthehen të ëndërrojnë sërish.

 ?? ?? Ronaldo dhe Mendesh
Ronaldo dhe Mendesh

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania