Panorama Sport (Albania)

Tevez, stërkëmbës­h për Di Marian: Eja te Rozario

“Apashi” punon kundër ish-ekipit, pas firmës si trajner Angel, ndërkohë nis stërvitjen me uniformë... bardhezi

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Sapo i ka dhënë lam tumirën futbollit të luajtur, por për Karlos Tevezin ka ardhur menjëherë ora për të zbritur sërish në fushë, më saktë anash fushës, në stolin e Rozarios, ku është emëruar si trajner. Por ndërsa “Apashi” përgatitet për të bërë debutimin e tij dhe menjëherë ka nisur që të flasë me tone të ashpra, 38-vjeçari po mendon që t’i vërë stërkëmbës­hin Juventusit lidhur me objektivin Angel di Maria. “Pranova ofertën e Rozarios, pasi kam besimin se këtu do të dimë që t’i bëjmë gjërat siç duhet. Vetëm me disiplinë mund të arrihen ato që kërkohen”. Këto fjalë duken shumë familjare dhe ish-sulmuesi bardhezi konfirmon: “Modeli im si trajner është Antonio Konte. E pata te Juventusi dhe menjëherë mbeta i mahnitur

prej tij, pasi më mësoi shumë se çfarë duhet të bëjë një futbollist për bluzën që mban veshur. Prandaj, edhe Rozario im duhet të jetë si një skuadër e Kontes. Pres ndonjë dhuratë nga merkato? Si ish-futbollist që sapo jam tërhequr nuk është aspak e

hijshme të dëgjosh një trajner që të flasë për emra që pëlqen apo që do të donte të stërviste. Unë dua të shoh dëshirë nga të gjithë në fushë, pasi vetëm duke ecur të gjithë me të njëjtin hap mund të bëjmë diçka të mirë. Di Maria kërkon ta mbyllë te Rozario? E vërteta

është që sapo kam marrë detyrën nuk kam folur në telefon as me gruan time. Por pa dyshim që nëse kjo është dëshira e Angelit atëherë një telefonatë po ia bëj dhe ta ftoj që tani për të na u bashkuar”, përfundoi Tevez. Dhe duke mbetur te Angel di Maria, dje

sulmuesi i majtë ka postuar disa foto ku shihet që të nisë stërvitjen mes biçikletës dhe pishinës. 34-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e tifozëve të Juves, pasi për stërvitjen e tij kishte zgjedhur një bluzë të bardhë dhe pantallona të zeza. Mos ndoshta ishte një

mesazh për “Zonjën e Vjetër” ky? Do ta kuptojmë brenda kësaj jave, kur ai ka premtuar që të kthejë një përgjigje, lidhur me ofertën e bërë nga rekordmenë­t italianë: kontratë 1-vjeçare me opsionin për një vit të dytë, prej 7.5 milionë eurosh neto.

 ?? ?? Di Maria duke u stërvitur dje
Di Maria duke u stërvitur dje
 ?? ?? Tevez me bluzën e Juves
Tevez me bluzën e Juves

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania