Panorama Sport (Albania)

Marku tregon objektivin: Dua titullin kampion bote

-

Florian Marku ka vetëm një mendim fiks në kokën e tij, që është fitimi i titullit kampion bote. Për këtë boksieri lushnjar paralajmër­on Conor Benn që të mos i shmanget, ndërsa mirëpret edhe një duel kundër Chris Kongos, teksa shpjegon se si po i afrohet realizimit të ëndrrës së tij të fëmijërisë. Në një intervistë për “Sky Sports”, boksieri shqiptar me promovimin më të madh ka deklaruar se do të pranojë çdo përballje që do ta sjellë më pranë një sfide për titullin e botës, kundër kujtdo dhe kudo. Marku është duke i ngjitur shkallët në kategorinë e peshës së lehtë. Herën e fundit ai mposhti ish-kampionin britanik Chris Jenkins në vetëm katër raunde për të mbrojtur brezin e IBF Internatio­nal. Marku tani është më i qartë se kurrë në synimet e tij. “Nuk më intereson se cilin boksier do të më sjellin përballë. Unë mund të dueloj ndaj kujtdo që do të më sjellin në ring”, deklaroi Marku. Një rival tërheqës për të do të ishte Chris

Kongo. “Nëse më paguajnë mirë, sigurisht që do të përballem me Kongon. Nëse shpërblimi financiar do të jetë i mirë, le të më sjellin edhe nga dy boksierë njëherazi. Nuk më intereson”, u shpreh Marku. Më tej 29-vjeçari, teksa flet për kundërshta­rët e tij, shton: “Conor Benn po paraqitet shumë mirë. Sigurisht që do të doja të përballesh­a me të, por ai dëshiron të më shmangë dhe nuk dua ta diskutoj atë. Gjithsesi, le të shohim se çfarë do të sjellë e ardhmja”. Marku është afër realizimit të një ëndrre fëmijërie, për një duel në stadiumin kombëtar në Tiranë. “Në Shqipëri, ndoshta në fund të gushtit, do të ishte një sfidë e madhe. Kjo ishte ëndrra ime që kur isha fëmijë. Do të jenë rreth 26.000 njerëz atje dhe nuk mund të pres. Nëse kjo ndodh, është diçka e pabesueshm­e dhe të gjithë shqiptarët do të jenë atje”, përfundon Marku, i cili regjistron 11 fitore dhe 1 barazim në boksin profesioni­st.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania