Panorama Sport (Albania)

Shqipëria në Mesdhetare, ja shpërblime­t për medalje

Shteti paguan vetëm për tri vendet e para dhe rekordet 20 milionë për arin, 10 për argjendin dhe 8 për bronzin

-

Shqipëria po u jep dorën e fundit përgatitje­ve për Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, të cilat do të mbahen në Algjeri nga data 25 qershor deri më 6 korrik. Në këtë eveniment, vendi ynë do të përfaqësoh­et me 29 sportistë, të cilët do të garojnë në 10 sporte të ndryshme individual­e, si: atletikë, boks, gjimnastik­ë artistike, xhudo, qitje, not, tenis, taekuondo, peshëngrit­je dhe mundje. Kuqezinjtë vijnë me ambicie të mëdha në këtë aktivitet, ku ashtu sikurse janë shprehur vetë sportistët apo edhe presidenti i Komitetit Olimpik, Fidel Ylli, synohet fitimi i disa medaljeve. Suksesi në Lojërat Mesdhetare, përveç nderimit të flamurit kombëtar dhe kurorëzimi­t të djersës e mundit të përditshëm të sportistëv­e, parashikon gjithashtu edhe shpërblime financiare. Por le të shikojmë se cili është shpërblimi sipas legjislaci­onit shqiptar për rezultatet në Mesdhetare. Në një

eveniment të tillë shteti ynë paguan vetëm për zonën e medaljeve dhe rekordin mesdhetar. Kështu, medalja e artë në “Oran 2022” do t’i japë çdo sportisti që e fiton atë një shumë prej 2 milionë lekësh të rinj. Ajo e argjendit vlerësohet me 1 milion, ndërsa bronzi me 800 mijë

lekë të rinj. Ndërkohë për sa i përket rekordit në Lojërat Mesdhetare, çdo sportist i Shqipërisë që e thyen atë, përfiton shumën e 3 milionë lekëve të rinj. Pritshmëri­të më të larta të Shqipërisë për medalje në “Oran 2022” janë nga sportet e traditës, si atletika me

Luiza Gegën, peshëngrit­ja me Erkand Qerimajn dhe Evangjelia Velin, mundja me Zelimkhan Abakarov apo Islam Dudaev, boksi me Alban Beqirin, por pa harruar sportistët e tjerë, të cilët shkojnë shumë të karikuar në Algjeri për të dhënë më të mirën e tyre.

 ?? ?? Delegacion­i kuqezi në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”
Delegacion­i kuqezi në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania