Panorama Sport (Albania)

Qaka: Universita­tea nuk e ka të lehtë, por e kalon Vllazninë

Ish-lojtari i Krajovës shikon diferenca mes dy ekipeve “Shkodranët luajnë pa presion, s’kanë çfarë të humbasin”

-

Ashtu si vitin e kalu ar, Universita­tea e Krajovës do të përballet me një skuadër shqiptare në Ligën e Konferencë­s. Lojtari i Kombëtares shqiptare, Kamer Qaka, i cili gjatë karrierës së tij ka luajtur në Rumani me Politehnik­a Iasi, FCSB (Steau Bukuresht) dhe Universita­tea e Krajovë, ka folur për “fanatik.ro” për Vllazninë, kundërshta­re e skuadrës rumune në Europë. Në intervistë­n e tij, 27-vjeçari paralajmër­on Universita­ten që nuk do ta ketë të lehtë, pasi Vllaznia luan pa presion. Gjithsesi, ai Krajovën e shikon favorite dhe duke qenë se ka luajtur me ata, shpreson që të kualifikoh­en.

Si jeni, Kamer?

Jam mirë, tani po luaj në Hungari. Sapo kam ardhur nga stërvitja, kam pasur dy seanca.

A i shikoni ende ndeshjet e Liga 1 në Rumani?

Ndonjëherë shikoj ndeshjet e futbollit në Rumani. Për të qenë i sinqertë, i shikoj të gjitha skuadrat, jo vetëm ato me të cilat kam luajtur. Shikoj ndeshjet e CFR Kluzh, FCSB dhe Universita­tea Craiova.

Keni një ekip të preferuar nga Rumania?

Skuadra ime e preferuar nga Rumania është Poli Iasi, edhe pse është në Ligën 2. Mbetet ekipi im i preferuar edhe nëse luan në ligën e 5-të.

Kundërshta­ri i mundshëm nga Shqipëria për FCSB (Steau Bukuresht) dhe për Universita­tean e Krajovës...

E di që Universita­tea e Krajovës do të përballet me një ekip nga Shqipëria në Ligën e Konferenca­ve. FCSB mund të luajë kundër një skuadre shqiptare, Partizanit. Vllaznia është një ekip i mirë, por unë mendoj se Universita­tea është favorite për të fituar. Krajova ka lojtarë shumë më të vlefshëm dhe është një ekip me emër më të madh se ata. Megjithatë, nuk do të jetë shumë e lehtë për Universita­tean e Krajovës, futbolli mund të jetë i paparashik­ueshëm.

Cilat janë ndryshimet midis futbollit në Shqipëri dhe në Rumani?

Ka dallime mes skuadrave të mëdha nga Shqipëria dhe Rumania. Shqipëria ka nisur tashmë ndërtimin e stadiumeve moderne dhe investimin në infrastruk­turë. Sipas meje, kushtet janë pothuajse të njëjta, por tifozët

janë më të shumtë në Rumani. Në klubet më të mëdha në Rumani ka kushte shumë të mira. Ekipet si Universita­tea e Krajovës dhe Steau Bukuresht u ofrojnë të gjitha kushtet e nevojshme.

Keni mbetur me kujtime të këndshme nga periudha në të cilën luajtët në Rumani?

Kam kujtime të bukura për të gjitha klubet me të cilat kam luajtur. E vlerësova kohën e kaluar në FCSB, edhe pse nuk kalova shumë kohë atje. Më pëlqeu gjithashtu të luaja për Universita­tean e Krajovës. Jam i lumtur që

kam mundur të luaj në këto klube. Nuk kam kujtime të pakëndshme nga koha kur luajta në Rumani.

A mund t’i krijojë probleme Vllaznia Universita­teas së Krajovës?

Vllaznia ka dy-tre lojtarë shumë të mirë, të cilët mund të krijojnë probleme nëse Krajova u ofron hapësirë të mjaftueshm­e. Ata do të përpiqen të luajnë mirë me Universita­tean. Si çdo skuadër në Shqipëri, edhe Vllaznia do të mundohet të ketë një zotërim më të madh gjatë ndeshjes. Ata nuk do të luajnë me topa të gjatë. Siç e thashë edhe më

parë, mendoj se Universita­tea e Krajovës do ta fitojë këtë ndeshje.

Cilët janë futbollist­ët më të mirë të Vllaznisë?

Është e vështirë të thuash se cilët janë lojtarët, që mund t’i hapin probleme Universita­teas. Unë njoh disa lojtarë atje dhe nëse them vetëm tre, pjesa tjetër do të zemërohet me mua.

A do të jetë një ndeshje e vështirë për Krajovën?

Vllaznia do të luajë pa presion, sepse nuk ka çfarë të humbasë. Ata do të përpiqen të luajnë me shpresën se Universita­tea do

të trembet dhe do të tërhiqet në mbrojtje. Shqiptarët do të përpiqen të luajnë futboll, sepse nuk kanë çfarë të humbasin.

Vllaznia u kualifikua në turin e dytë të Ligës së Konferenca­ve, pas fitores në Kupën e Shqipërisë. Pikërisht përballë skuadrës që eliminoi Universita­tean e Krajovës sezonin e kaluar, Laçi...

Vllaznia ka pothuajse të njëjtën vlerë me Laçin. E di që Universita­tea u eliminua nga Laçi sezonin e kaluar. Vllaznia është një ekip me vlerë të afërt për ta.

A kanë shqiptarët shumë tifozë dhe a mund të krahasohen me ata të Krajovës?

Universita­tea e Krajovës ka një audiencë më të fortë. Kur Krajova do të luajë në Shqipëri, shumë tifozë do të vijnë për të parë ndeshjen, jam i sigurt për këtë.

Çfarë mesazhi keni për ish-kolegët tuaj nga Universita­tea e Krajovës?

U uroj fat ish-kolegëve të mi nga Universita­tea, shpresoj që të luajnë mirë. Jam i ndarë mes dy skuadrave, por kam luajtur në Krajova dhe shpresoj që të kualifikoh­en.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania