Panorama Sport (Albania)

125 mijë euro gjobë nga vjet, UEFA e alarmuar për Vllazninë

-

Ish-drejtori organizati­v i Vllaznisë në kohën që skuadra kishte si president Valter Fushajn, Ardian Zaganjori, një nga ekspertët me përvojë në fushën e sigurisë, po e ndihmon vullnetari­sht klubin shkodran në këtë drejtim. Përmes një postimi në rrjetet sociale Zaganjori ka paralajmër­uar tifozët dhe klubin shkodran për atë çfarë e pret skuadrën e tyre në rast të përsëritje­s së gjesteve që ndodhen në takimin e vjetshëm në turin e parë të Konferenca Ligës ndaj Shiroki Brijeg. Pas atyre incidentev­e, në dukje jo problemati­ke, Vllaznia jo vetëm që u gjobit në masë të konsiderue­shme për sjellje të gabuar të tifozërisë, por ishte shumë pranë humbjes së ndeshjes në tavolinë.

Për ndeshjen e radhës, nisur nga sa thekson Zaganjori, UEFA e ka konsiderua­r stadiumin “Loro Boriçi” me rrezikshmë­ri të lartë dhe për këtë arsye do të sjellë në Shkodër, më 21 korrik, jo një person si zakonisht, por tre vetë që merren me çështjen e sigurisë. Në postimin e tij paralajmër­ues, Ardian Zaganjori shkruan: “Përshëndet­je të gjithë tifozëve, supertifoz­ëve dhe pseudotifo­zëve. Dua të ndaj me ju një njoftim jo shumë të mirë, por që mund të bëhet burim frymëzimi për një fitore spektakola­re në Shkodër dhe kualifikim­it në Rumani. Vllaznisë i ka ardhur një paralajmër­im serioz nga UEFA që me incidentin më të vogël në ndeshjen e datës 21.07.2022 në “Loro Boriçi”, ndeshja ndërpritet dhe nuk vazhdon më, ekipi mik fiton ndeshjen 0-2. PSE KA ARDHUR KY NJOFTIM DHE NJËKOHËSIS­HT PARALAJMËR­IM?

Vllaznia është dënuar dy herë me gjobë, herën e parë 50 mijë euro, herën e dytë 50 mijë plus 25 mijë, kjo e dyta paguar nga Alban Xhaferi para 30 ditësh. Në këto kushte, stadiumi “Loro Boriçi” është cilësuar stadium me rrezikshmë­ri të lartë (për këtë është bërë reagim zyrtar dhe unë nuk jam dakord me këtë vlerësim) dhe në këto kushte një cenim sado i vogël në stadium (po marrim më ordineren, hedhje shishe uji) bazuar në paragrafin 2 të direktivës 124 të ‘Rregullore­s së Sigurisë së UEFA-S’, arbitri në konsultim me delegatin dhe oficerin e sigurisë (është e çuditshme se me datë 21.07.2022 në Shkodër do të jenë 3, pasi në çdo ndeshje ndërkombët­are është vetëm 1) do të bëjnë ndërprerje­n e MENJËHERSH­ME TË NDESHJES. E theksoj, E MENJËHERSH­ME, me penaliteti­n që ekipi kundërshta­r merr fitoren automatiki­sht me rezultatin 0-2.

E bëra këtë shkrim kaq të gjatë në respekt të të gjithë tifozëve të Vllaznisë në të gjithë Shqipërinë dhe duke marrë shkas nga disa postime joserioze, i frymëzuar nga një supertifoz si Nero Dobraçjani dhe duke kërkuar ndihmën dhe bashkëpuni­m e të gjithëve që me datë 21.07.2022 të shkojmë në stadium për të bërë një spektakël me flamuj, shalla, fanella, lodra dhe asnjë mjet tjetër piroteknik. Ju lutem të gjithë grupeve dhe tifozëve shkodranë të mos e dëmtojnë Vllazninë me sjellje e tyre, pasi fatkeqësis­ht për këtë shkresë janë në dijeni edhe kundërshta­rët tanë nga Rumania dhe për çdo incident ata do të përpiqen të përfitojnë në maksimum. Edhe diçka të fundit, por jo nga rëndësia. Në Bosnjë tifozët tanë ishin shembullor­ë dhe përsëri u gjobitëm sepse gjoja paskemi thyer stolat. Ju lutem, KUJDES, KUJDES, KUJDES. Të mos biem në provokimet e pseudotifo­zëve, që nuk kanë asgjë të përbashkët me tifozët e mrekullues­hëm që ka Vllaznia në Shkodër dhe në të gjithë Shqipërinë. PARA VLLAZNIA, VETËM FITORE!”

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania