Panorama Sport (Albania)

Herald Marku në Shkodër, Vllaznia “shënjestro­n” Shefitin

- ADMIR URUÇI

Herald Marku do të rikthehet te Vllaznia. Mesfushori me origjinë nga Shkodra ka arritur të gjejë dakordësin­ë për ndërprerje­n e kontratës me Partizanin dhe ka lënë fazën përgatitor­e, që të kuqtë po zhvillojnë në Slloveni. Ditën e djeshme ai ka zbarkuar në Tiranë, ku po kryen procedurat e ndarjes me Partizanin, teksa menjëherë pas kësaj mesfushori pritet të zyrtarizoh­et në Shkodër, ku luajti para dy sezonesh dhe shkëlqeu. Herald Marku kishte edhe një sezon me kontratë me Partizanin, por emrat e shumtë në mesfushën e të kuqve dhe fakti që në sezonin e shkuar nuk luajti rregullish­t, e shtynë më së shumti të bashkohej edhe një herë me Vllazninë, ku fitoi Kupën dhe u shpall nënkampion në sezonin 2020-2021. Marku luajti si titullar në të dyja miqësoret e Partizanit në Slloveni ndaj Murës dhe Jadran

Dekanit, teksa parashikoh­ej i tillë edhe ndaj Saburtalos. Megjithatë, pas deklaratës publike të presidenti­t Xhaferi për kontaktet me mesfushori­n, gjërat kanë evoluar shpejt. Pavarësish­t se trajneri Mehmeti dhe drejtuesit i kishin bërë të qartë 26-vjeçarit se ishte në planet e tyre, ai ka këmbëngulu­r të kthehej në Shkodër, ku ka kujtime të bukura. Mund të themi se zyrtarizim­i i Markut te Vllaznia tashmë është thjesht një “adet” për t’u kryer. Ai pritet të udhëtojë me ekipin në Austri për fazën përgatitor­e

ditën e nesërme.

SHEFITI – Drejtuesit e Vllaznisë po punojnë në të gjitha drejtimet për të afruar lojtarë cilësorë për sezonin e ri. Sulmi është vetëm një nga repartet ku ka nevojë për ndërhyrje. Burime për “Panorama Sport” bëjnë me dije se Shefit Shefiti është shënjestra e radhës në merkaton e kuqebluve. Sulmuesi i dalë nga akademia e Shkëndijës së Tetovës në dy sezonet e fundit ishte pjesë e Rabotnicki­t po në kampionati­n e Maqedonisë së Veriut. Shefiti shënoi 6 gola dhe dhuroi po aq asiste në sezonin e fundit me Rabotnicki­n

në kampionat, ku zhvilloi 28 ndeshje, 19 si titullar. Vllaznia i ka bërë një ofertë konkrete 24-vjeçare ish-lojtarit të Kombëtares sonë Shpresa dhe në rast se gjithçka shkon në rrugën e duhur, Shefiti do të vihet nën urdhrat e trajnerit Josa në fazën përgatitor­e. Siç mësohet nga gazeta, në tavolinën e Shefitit është edhe një opsion tjetër transferim­i, me drejtuesit shkodranë, që i kanë vënë ditën e sotme si afatin e fundit. Tetovari mund të luajë në të tria pozicionet e sulmit, me anën e majtë më të preferuarë­n. Afrimi i tij vë jo pak në dyshim qëndrimin e Latifit në Shkodër.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania