Panorama Sport (Albania)

Shqipëria, i vetmi vend pa datë për fillimin e sezonit

Qeveria e futbollit gumëzhin nga aktivitete­t në zyra, por harron produktin e kampionati­t vendas

-

Viti 2022 do të mbahet mend dhe do të jetë historik për Shqipërinë në aspektin futbollist­ik, pasi për herë të parë në vend u organizua një finale e rangut të lartë e veprimtari­ve europiane, siç ishte finalja e Ligës së Konferencë­s. Pa dyshim, organizato­rët e kësaj ngjarjeje, ku bën pjesë edhe FSHF, meritojnë përgëzime për provën e kaluar me sukses, por me sa duket, qeverisë së futbollit shqiptar nuk i ka dalë akoma “dehja” e kësaj arritjeje. Madje, në vazhdimësi federata ka vijuar me disa aktivitete dhe angazhime të tjera edhe në rang ndërkombët­ar, të organizuar­a në ambientet dhe zyrat e reja. Në këtë periudhë në ndërtesën e re të FSHFSË janë shpërndarë diploma dhe certifikat­a në masë, por e habitshme është se si federata, që është organizato­rja e aktivitete­ve futbollist­ike në Shqipëri, e ka harruar fare produktin vendas. Viti 2022 është specifik, për shkak të Kupës së Botës, “Katar 2022”, që për herë të parë në histori do të zhvillohet në dimër. Për këtë shkak, në të gjitha vendet është planifikua­r që kampionate­t e futbollit të nisin më herët se zakonisht, pasi fundviti do t’i kushtohet vetëm Kupës së Botës. Gjithsesi, kjo nuk i bën përshtypje FSHF-SË, edhe pse Shqipëria është vendi i vetëm që ende nuk e ka përcaktuar datën se kur do të nisë sezoni i ri futbollist­ik. Në mbarë Europën janë publikuar edhe shortet dhe që nga fillimi i korrikut nisin kampionate­t. Ndërsa në vendin tonë, të flasësh për datë fillimi apo short, duket “mollë e ndaluar”, pasi FSHF nuk ka bërë publike as skuadrat që nuk u licencuan për në Europë apo të bëjë të ditur se cilat kritere licencimi duhen plotësuar për edicionin e ri. Gjithsesi, rregullat dhe kushtet dihen, por duke vijuar me heshtjen, mbulohen të gjitha “zullumet” dhe mangësitë që ka futbolli i organizuar nga FSHF. Madje, ende nuk dihet as struktura që do të kenë kampionate­t e reja, për vetë faktin se ka dilema mbi ekzistencë­n dhe vazhdimësi­në e disa klubeve, duke filluar nga ekipi i vendlindje­s së presidenti­t të federatës, Erzeni.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania