Panorama Sport (Albania)

Kukësi, Arbër Basha afrimi i pestë

Mesfushori i larguar nga Kastrioti ka firmosur për tri vite me skuadrën e vendlindje­s “Privilegj të luaj për ekipin e qytetit tim, dua ta ndihmoj me gola dhe asiste për objektivin”

- VLADIMIR MEMA

Kukësi i ka çuar në pesë afrimet e kësaj merkatoje vere dhe në dy lojtarët me mbiemrin Basha, ku i pari është kroati Edi Basha. I fundit që ka hedhur firmën nën kontratë është mesfushori Arbër Basha, i cili do të qëndrojë për tri sezone me ekipin e tij të vendlindje­s. 24-vjeçari vjen në Kukës pas tri sezoneve të zhvilluara me Kastriotin e Krujës, dy prej të cilave në elitë dhe një në Kategorinë e Parë. Ka qenë vetë klubi verilindor që ka zyrtarizua­r afrimin e tij nëpërmjet një komunikate në faqen në “Facebook”. Sezonin e kaluar Basha u aktivizua në 30 takime me krutanët, ku edhe arriti të shënonte dy gola, një pikërisht ndaj Kukësit. Klubi është duke

vijuar me politikën e kontratave afatgjata dhe njëkohësis­ht rikthimin në skuadër të lojtarëve që janë me origjinë nga Kukësi, një kërkesë kjo e vetë kryebashki­akut Safet Gjici, e cila është përkrahur gjithashtu edhe nga trajneri Skënder Gega.

PRONONCIMI - Vetë mesfushori nuk i ka fshehur emocionet për veshjen e fanellës së Kukësit, duke shpresuar që të bëjë gjëra të mëdha në stadiumin e ri përpara tifozëve. “Është kënaqësi dhe privilegj për mua të luaj me ekipin e qytetit tim. Përveç këtij fakti, do të luaj me një skuadër që çdo vit ka pretendime të larta dhe natyrisht ky është një motivim akoma më i madh për mua. Tifozët e Kukësit janë të mrekullues­hëm dhe shpresoj të bëjmë gjëra të mëdha në stadiumin e ri. Shpresoj që të kontribuoj

sa më shumë në ekip me gola dhe asiste për të arritur objektivat që kemi. Forca Kukësi”, u shpreh Basha për kanalin zyrtar të klubit.

MERKATO – Edhe pse Kukësi deri më tani ka afruar pesë lojtarë, pritet që merkatoja të mos mbyllet me kaq.

Burime të besueshme të “Panorama Sport” konfirmojn­ë se klubi ka arritur marrëveshj­en edhe me një tjetër mesfushor, i cili pritet të prezantohe­t së shpejti, për ta dërguar në gjashtë numrin e të afruarve në skuadër. Këto afrime pritet që të kompensojn­ë largimet e shumta që kanë ndodhur në kampin verilindor gjatë kësaj merkatoje vere, ku shumë prej futbollist­ëve dolën të tepërt dhe nuk ishin më në planet e klubit, duke parë edhe sezonin e dobët që zhvilluan së fundmi. Ajo që bie në sy në afrimet e bëra, lidhet me mungesën e emrave “big”, pasi Gega preferon që të ndërtojë një skuadër me lojtarë që konsideroh­en punëtorë. Gjithsesi, deri në mbyllje të merkatos nuk përjashtoh­et edhe afrimi i ndonjë futbollist­i të njohur, që mund t’i bëjë vërtet punë skuadrës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania