Panorama Sport (Albania)

Konfirmohe­t në Itali, Emanuele Ndoji gati të vishet bardheblu

Tirana kërkon të afrojë lojtarin e Kombëtares shqiptare

-

Nga Tirana konfirmojn­ë se Emanuele Ndoji është kontaktuar nga bardheblut­ë, por ende nuk ka asgjë zyrtare. Sipas burimeve, lojtari është kontaktuar nga Tirana, por nuk dihet përfundimi i bisedimeve. Edhe në Itali janë të bindur se Tirana do të marrë Emanuele Ndojin. Sipas mediave të Kozencës, pas parantezës jo të paharruesh­me me fanellën e saj, për Emanuele Ndojin duket se e ardhmja e karrierës së tij është shumë larg Italisë. Siç raportohet nga “Giornale di Brescia”, në fakt, mesfushori i klasit ’96 mund të shkojë të luajë në Shqipëri, te

KF Tirana, që janë edhe kampionët e vendit. Ndoj iu bashkua “Ujqërve” në janar të këtij viti si huazim nga Bresha. Për të në “rossoblu” vetëm 10 ndeshje, nga të cilat pesë si titullar. Në debutimin e tij me këtë fanellë një karton të dyfishtë të verdhë me pasues të

kuq, për më tepër në ndeshjen kundër Breshas. DOMGJONI – Për sa i përket David Domgjonit, gjërat janë pak më ndryshe. Lojtari nuk është në planet e bardhebluv­e dhe mund të themi se është një dritare e mbyllur për Tiranën. Bardheblut­ë zor se e rikthejnë në ekip ish-lojtarin e tyre.

ZVONKO ÇEKLIÇ – Mbrojtësi që luan në dy pozicionet e qendrës ose në mbrojtjen me tre, duket se nuk do të ketë të ardhme te Tirana. Shehi e ka parë me kujdes edhe ndaj Fenerbahçe­s, por zor se ai do të jetë pjesë e Tiranës sepse nuk i ka mbushur mendjen stafit teknik. Një tjetër plan është edhe mosafrimi i lojtarëve në skuadër. Burime pranë drejtuesve bardheblu bëjnë me dije se nëse nuk gjenden lojtarët e duhur, ndoshta skuadra nuk do të ndryshojë, kjo do të thotë se do të luajë me këtë grup lojtarësh.

 ?? ?? Emanuele Ndoji
Emanuele Ndoji
 ?? ?? Zvonko Çekliç
Zvonko Çekliç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania