Panorama Sport (Albania)

Teuta duhet riformatua­r, mbrojtja dhe mesfusha për t’u ribërë

I vetëm që premton, priten lëvizje konkrete

-

Teuta është në prag të një riformatim­i të thellë. Durrsakët nuk mundën të kualifikoh­eshin në Kupat e Europës dhe kjo u ka dhënë kohë të pushojnë e mendohen përpara se të nisin një ofensivë për krijimin e skuadrës së sezonit të ri. Deri më tani, durrsakëve u është bashkuar vetëm Uheid Hoxha, teksa janë larguar emra si Avdyli, Todorovski, Hyka apo Aleksi, që mbanin jo pak peshë në lojën e durrsakëve në sezonin e shkuar. Drejtuesit janë në bisedime me disa lojtarë në reparte të ndryshme, por ende në fazë vëzhgimi dhe tratativas­h.

MBROJTJA

Drejtuesit nuk e kanë me të shpejtë, por me siguri janë të qartë se në merkato ka shumë punë për t’u bërë, pasi ka reparte që duhen ndërtuar nga e para. Një prej tyre është pikërisht mbrojtja, që në sezonin e shkuar ka qenë pa dyshim pika më e dobët e skuadrës. Largimi i Hoxhës e Arapit në verën e shkuar e la

Teutën zbuluar për një sezon të tërë dhe tani nuk duhen bërë gabimet e një viti më parë, kështu që po punohet për të sjellë mbrojtës me eksperienc­ë dhe të aftë të marrin përgjegjës­i në skuadër. Në përzgjedhj­en e lojtarëve një peshë të madhe do ta ketë edhe mendimi i trajnerit Renato Arapi. Nëse në krahët e difensivës luajnë emra si Kotobelli apo Idrizaj, që janë lojtarë me mjaft eksperienc­ë, në qendër Jazxhi dhe Qaqi nuk shihen në nivelin për të përballuar një sezon të gjatë plot peripeci e sfida vendimtare. Nga ana tjetër, Qirko në portë i ka dhënë provat dhe pritet që edhe në sezonin e ardhshëm të jetë mes katërkëndë­shit.

MESFUSHA

Në mesfushë, Emiljano Vila pritet të jetë sërish lideri, por pas largimit të emrave si Avdyli, Aleksi apo Akuah, mesfusha ka nevojë për ndërhyrje të menjëhersh­me. Ky repart është ai që pësoi largimet më të mëdha pas fundit të sezonit dhe automatiki­sht do të kërkojë përforcime, me qëllim mbulimin e boshllëqev­e, që kanë lënë veçanërish­t Aleksi e Akuah, që ishin titullarë të padiskutue­shëm. Deri më tani nga zyrat e drejtuesve nuk ka dalë asnjë emër i dëshiruar për t’u transferua­r në Durrës për këtë repart, por në javët në vijim pritet që lojtarë të ndryshëm të afrohen e të nisin përgatitje­t me bregdetarë­t.

SULMI

Ofensiva mund të quhet reparti më i kompletuar në skuadrën aktuale, pa nisur afrimet e para. Lorenco Vila, Kapllani dhe Gruda shihen si e tashmja dhe e ardhmja e skuadrës dhe pritet të fitojnë minuta rregullish­t në sezonin e ri, teksa Hebaj ka konfirmuar qëndrimin në Durrës dhe do të marrë frerët e këtij reparti. Ndërkohë, përgatitje­t për sezonin e ri pritet të nisin në javën e ardhshme. Ka të ngjarë që nisja e muajit korrik të jetë shumë intensive për sa u përket afrimeve, sepse Arapi kërkon të këtë një skuadër të plotë në fazën përgatitor­e, për të cilën ende nuk është përcaktuar vendi i zhvillimit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania