Panorama Sport (Albania)

Egnatia zgjedh Ohrin, Tetova: Presim afrime të tjera

-

Mes Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, stafi i Egnatias ka preferuar këtë të fundit për të zhvilluar fazën përgatitor­e. Ky është vendim i marrë nga presidenca e stafi rrogozhina­s me ekipin, që do të vendoset për disa ditë në qytetin e Ohrit. Kanë qenë dy opsionet e afruara nga presidenti Agim Demrozi për stafin e Egnatias. Në një prononcim të shkurtër për “Panorama Sport” trajneri Edlir Tetova shprehet se për shkak të temperatur­ave tepër të larta në Shqipëri, iu ofrua Mali zi dhe Maqedonia e Veriut si opsione të mundshme. “Së pari falënderoj presidenti­n Demrozi, i cili pasi plotësoi kërkesat e mia për merkaton duke afruar lojtarë mjaft cilësorë, tashmë na ofron një tjetër mundësi komode që të marrim ngarkesat e duhura në prag të një sezoni, që gjykoj se do të jetë i vështirë. Preferuam qytetin e Ohrit, jo vetëm për klimën, por për mundësitë e shumta që na jep për zhvillimin e disa miqësoreve. Egnatia nuk e quan të mbyllur merkaton dhe krahas zhvillimit të fazës përgatitor­e, pres që dy ose tre futbollist­ë të tjerë të na bashkohen në Ohër”, u shpreh Tetova, duke paralajmër­uar edhe afrime të tjera. Në ditët e ardhshme pritet të finalizohe­t afrimi i “ish”-it të Partizanit, Sodiq Atanda, i cili e njeh shumë mirë kampionati­n tonë, sepse është shpallur kampion me të kuqtë para tri vitesh. Deri më tani, Egnatia ka qenë një klub mjaft aktiv në merkato. Tetovës i janë vënë në dispozicio­n lojtarë ekspertë të Superiores, si Musta, Sherri apo Fangaj. Përveç kësaj lojtarë si Krivanjeva, Ymeralilaj, Shyti apo Krasniqi kanë lënë rrogozhina­sit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania