Panorama Sport (Albania)

Bruka: Pres gjashtë afrime, po marrim masat për... garën

- ALBAN BRUKA

Afrime nga porta në sulm, është ky plani i Besëlidhje­s për merkaton. Klubi ka vendosur që të marrë masa e të jetë gati për të përballuar garën. Është vetë Alban Bruka që rrëfen gjithçka, në një deklaratë të dhënë për “Panorama Sport”: “Jam takuar me presidenti­n Gjok Noka dhe kemi biseduar dhe vendosur ‘piketa’ për organizimi­n e Besëlidhje­s. Duke e ditur se çfarë na pret sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë, duam që të marrim masa. Parashikoh­et një garë e fortë, kur dihet që shumica dërmuese e ekipeve pjesëmarrë­se vijnë nga elita dhe me shumë trofe. Por nuk janë vetëm Flamurtari, Skënderbeu apo Dinamo, pasi edhe vjet kishte cilësi. Tomori, Besa, Apolonia, Lushnja, Burreli, pa na harruar edhe ne, janë klube me traditë. Të gjitha do të luftojnë për rikthimin e tyre në elitë, ndaj parashikoh­et një luftë e vërtetë sportive. Për të qenë konkurrent­ë të denjë në këtë cilësi emrash, menduam që ta forcojmë ekipin. Ramë dakord me presidenti­n që Besëlidhje­s i nevojiten 6 futbollist­ë cilësorë. Gjok Noka është i gatshëm që të investojë për merkaton, vetëm e vetëm që të jemi aty ku duhet dhe kemi shanse për të pasur objektiva realë”.

LARGIMET - Ku ka afrime, ka edhe largime. Këtë e thotë edhe vetë tekniku që paralajmër­on rifreskim të organikës. “Kur ka afrime, normalisht do të ketë edhe largime. Lëvizjet do të jenë kryesisht në radhët e atyre që nuk janë aktivizuar sezonin e shkuar. Rifreskimi i ekipit do të nisë që nga porta e deri te maja e sulmit. Pozitive për ne është se gati të gjithë futbollist­ët i kemi nën kontratë, kësisoj boshtin e ndërtuar vjet e kemi gati. Ndërtimi i një Besëlidhje­je të re sezonin e shkuar na ndihmoi shumë dhe tani kemi një bazë vërtet cilësore. Përveç formacioni­t, një ekip pretendent duhet të ketë edhe stolin ama. Për këtë do na ndihmojë afrimi i të paktën 6 futbollist­ëve që do të shtojnë konkurrenc­ën. Ne që tani kemi nisur bisedimet me shumë emra, por detaje nuk mund të jap. Do t’i bëjmë të ditur më vonë. Duam që ditën e parë të grumbullim­it ta kemi ekipin të plotësuar. Kjo do na ndihmojë në ndërtimin e një grupi solid. Për objektivat do të vendosim më vonë, pas formatimit të ekipit”, përfundoi Bruka.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania