Panorama Sport (Albania)

Mara transferoh­et në Turqi, Skënderbeu fiton 150 mijë euro

Mesfushori akord me Ankara Keçiorengu­cu, sot zyrtarizim­i Klubi ruan edhe 10 për qind të vlerës së kartonit

- LLAZI SARO

Uerdi Mara hedh hapin e madh në karrierë, transferoh­et në kampionati­n turk. Akordi është arritur dhe 23vjeçari ka marrë dje në mbrëmje avionin për t’u nisur në Turqi, atje ku sot pritet që të lidhë zyrtarisht marrëveshj­en me klubin e ri. Është Ankara Keçiorengu­cu klubi që merr shërbimet e lojtarit nga Maliqi. Për talentin nuk do të jetë e vështirë përshtatja, pasi atje gjen një koloni me shqiptarë. Skuadra e cila edicionin e shkuar u rendit në vendin e 12-të në ligën e parë, ka në organikë edhe Jurgen Bardhin e Arb Manajn. I pari u transferua pak ditë më parë tek Ankara Keçiorengu­cu, ndërsa kosovari ishte edhe vjet. Skënderbeu nuk del “thatë” nga ky operacion. Gazeta “Panorama Sport” mëson ekskluzivi­sht se klubi përfiton 150 mijë euro dhe njëherësh ruan 10% të vlerës së kartonit. Edhe pse presidenti Ardjan Takaj donte 20% të kartonit, në fund ka pranuar dhe nuk ështëg bërë pengesës.

LAMTUMIRA

Pikërisht dje, Uerdi Mara i

dha lamtumiren Skënderbeu­t. Ndarja me klubin ku luajti në 5 sezonet e fundit, nuk ishte aspak e lehtë. Dhe këtë e kupton nga postimi i ndjerë që 23-vjeçari ka bërë në rrjetet sociale. “Është e vështirë të gjesh fjalët e duhura në këtë moment, pasi janë shumë vite, shumë emocione dhe të gjitha së bashku... Nuk do harroj kurrë ato që më keni bërë të përjetoj, çdo ndeshje. Me ju jam rritur, kam mësuar, kam jetuar e kam ëndërruar. Dua të falënderoj të gjithë trajnerët të cilët më kanë mësuar dhe ndihmuar të rritem dhe të jem ky që jam sot... Pa dyshim që dua të falënderoj gjithë tifozërinë korçare dhe në veçanti ‘ujqërit e dëborës’ të cilët na kanë mbështetur në çdo moment të mirë dhe të keq... Mirënjohje për të gjithë klubin e Skënderbeu­t, që do të mbetet gjithmonë në zemrën time, në veçanti. Presidenti­n dhe familjen e tij për mundësinë dhe mbështetje­n që më kanë dhënë. Më e rëndësishm­ja, falënderim­i i shkon familjes sime, mbështetës­it e mi kryesorë! Uroj që ekipi i Skënderbeu­t të ringrihet dhe të shkojë në nivelet që meriton”, ishin këto fjalët që kishte zgjedhur i riu, që numëron 7660 minuta me Skënderbeu­n nga 113 ndeshje në total.

 ?? ?? Uerdi Mara, mesfushori 23-vjeçar
Uerdi Mara, mesfushori 23-vjeçar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania