Panorama Sport (Albania)

Resuli jep “veton”, do ruhet grupi dhe dublohet çdo rol

- ERMAL SIKA

Pasi u rikonfirmu­a në krye të pankinës, Dritan Resuli ka nisur nga puna për ndërtimin e skuadrës. Nuk ka një datë të grumbullim­it, por trajneri vlonjat ka pasur dje një takim me administra­torin Sinan Idrizi dhe drejtorin Ardi Ciruna. Mësohet nga burime pranë klubit se dje është folur për lojtarët që mbyllën sezonin në Vlorë. Trajneri Dritan Resuli ka kërkuar që të qëndrojnë të gjithë futbollist­ët dhe të mos ketë asnjë largim. “Do të ruajmë grupin aktual. Janë lojtarë me të cilët kam bashkëpunu­ar shumë mirë. E arritën objektivin e tyre dhe skuadra u ngjit në Kategorinë e Parë. Kam besim tek eksperienc­a e tyre si dhe tek aftësitë individual­e”, mësohet se është shprehur tekniku. Pritet që drejtuesit këtë javë të thërrasin disa nga lojtarët titullarë me qëllim që të nënshkruaj­në edhe kontratat dhe të rikonfirmo­jnë zyrtarisht bashkëpuni­min. KËRKESA - Një ndër kërkesat e trajnerit Resuli për drejtuesit është dublimi i të gjitha roleve. Tekniku ka kërkuar që të ketë sa më shumë lojtarë në organikë, duke pasur një stol të pasur. Në Kategorinë e Parë, por edhe në Kategorinë e Dytë, kuqezinjtë e kanë vuajtur çështjen e lojtarëve rezervë. Duke qenë se kampionati i ardhshëm do të jetë shumë i vështirë, trajneri Resuli kërkon konkurrenc­ë brenda skuadrës. “Duhet të dublohet çdo rol. E kemi vuajtur mungesën e stolit në të shkuarën. Kampionati do të jetë i gjatë dhe i vështirë, ndaj për të arritur objektivin na duhet një stol sa më i pasur, ku duhet të kemi edhe konkurrenc­ë brenda skuadrës”, ka thënë trajneri.

Vetëm Sokol Neziri është prezantuar tashmë zyrtarisht me Flamurtari­n. Vlonjatët kanë shumë dëshira, si nga tregu vendas dhe ai i huaj. Thuhet se me tre brazilianë­t dhe dy afrikanët është arritur marrëveshj­a. Por, drejtuesit kanë zgjedhur që të jenë shumë të kujdesshëm me merkaton, por edhe “të fshehtë”, duke mos dashur që të rrjedhë asnjë informacio­n. Merkatoja është hapur kudo. Madje, vlonjatët kanë nisur kontakte edhe me lojtarë nga Kosova dhe Maqedonia.

 ?? ?? MERKATO -
MERKATO -

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania