Panorama Sport (Albania)

Apolonia vendos, Dalipi në “timon”

Partizani nuk bëhet pengesë për 46-vjeçarin, takimi me Demin solli akordin në Fier Flet trajneri i ri: Përgjegjës­i dhe privilegj, vij me ambicie të madhe te bardhejesh­ilët

- HILMI SALIU

Apolonia zgjedh trajnerin e ri. Pas gati një muaji, klubi vendos për pasuesin e Juri Kanarsës. Është Klevis Dalipi ai që merr zyrtarisht “timonin” e fierakëve për sezonin 2022-2023. Klubi ishte i vendosur për të mos marrë më të huaj në stol dhe kandidati i preferuar i presidencë­s ishte pikërisht elbasanasi. Ajo që “Panorama Sport” ka njoftuar ditë më parë, ka marrë jetë vetëm të hënën. Një takim final që trajneri ka zhvilluar me Koço Kokëdhimën, ka sjellë akordin. Pengesa e vetme për 46-vjeçarin ishte kontrata me Partizanin U-21. Por edhe ajo është kapërcyer. Tekniku është ulur në fundjavë me kreun e “demave”

dhe ai i ka dhënë viston për të vijuar karrierën në Fier. Gazmend Demi ka dhënë miratimin, duke zhvlerësua­r në këtë formë marrëveshj­en që e mbante të lidhur me 21vjeçarët e të kuqve.

DEKLARATA

Klevis Dalipi e quan përgjegjës­i dhe privilegj kalimin në Fier. Për gazetën ai tregon se po e nis këtë projekt me ambicie të madhe, sipas pretendime­ve që klubi ka. “Drejtimi i Apolonisë është një përgjegjës­i më vete dhe kjo, prej historisë e lavdisë që klubi ka. Jam shumë i lumtur për këtë marrëveshj­e të arritur dhe njëkohësis­ht ndihem i privilegju­ar që do të drejtoj bardhejesh­ilët në sezonin e ri futbollist­ik. Kategoria e Parë do të jetë edhe më e fortë se vjet, por ne do jemi në lartësinë e duhur. Ambicia ime ishte drejtimi i skuadrave me traditë në futbollin shqiptar dhe Apolonia i përgjigjet më së miri. Më duhet të falënderoj shumë presidenti­n Koço Kokëdhima për besimin dhe mundësinë e dhënë”, tha shkurtimis­ht trajneri i sapoemërua­r i fierakëve.

MERKATO

Zyrtarizim­i i trajnerit të ri i hap rrjedhimis­ht rrugë merkatos në hyrje. Skuadra ka nevojë për përforcime cilësore dhe sidomos pas dy largimeve të titullarëv­e Kevi Berberi dhe Emiljano Hidri. Këta të dy kanë lënë një boshllëk të madh në mesfushë e mbrojtje, ndaj ndërhyrjet janë të pashmangsh­me. Përpos dy largimeve të fundit, organikës fierake nuk i mungojnë elementët cilësorë. Pra, bazën e kanë gati duke shtuar këtu edhe akademinë fierake që herë pas here ka qenë furnizuese kryesore e ekipit të parë. Bardhejesh­ilët e dinë që i pret një garë e ashpër në sezonin e ri, duke ditur që konkurrenc­a është shtuar shumë në Kategorinë e Parë. Por ngjitja mbetet sërish objektiv i panegociue­shëm.

 ?? ?? Klevis Dalipi, trajneri i sapoemërua­r i Apolonisë
Klevis Dalipi, trajneri i sapoemërua­r i Apolonisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania