Panorama Sport (Albania)

Mija vendos “bast”: Dinamo kthehet menjëherë në elitë

Mbrojtësi i sugjeron klubit të hedhë sytë nga moshat

- FATJON RUPI

Alesio Mija nuk pati mundësi të tregonte vlerat e tij deri në momentin që te Dinamoja erdhi italiani Rodolfo Vanoli. Më pas ai u kthye në një titullar fiks në mbrojtjen e bluve. Ka edhe një vit kontratë me Dinamon dhe konsideroh­et pjesë e rëndësishm­e e projektit për rikthimin e kësaj skuadre në elitë. Në një intervistë për “Panorama Sport”, Mija flet edhe për rënien e Dinamos nga elita dhe konkurrenc­ën që pritet të ketë Kategoria e Parë. Ai ka edhe një sugjerim për klubin: të shohë më shumë nga të rinjtë e Dinamos.

Mija, sipas jush, pse Dinamo nuk mundi të qëndronte në Superiore?

Mendoj se kishim një ekip të denjë për Superioren, por në disa ndeshje jemi penalizuar nga gabime të vogla tonat. Po ashtu, në një pjesë të mirë të rasteve fati nuk ka qenë në anën tonë. Tani ky është një kapitull i mbyllur për ne dhe do të punojmë që ta kthejmë Dinamon sa më parë aty ku i takon.

Klubi po riorganizo­het dhe ka vendosur të mbajë 80% të grupit të lojtarëve të sezonit të fundit…

Për sa i përket grupit, është diçka që e vendos klubi se si do të ndërtohet. Por çdo lojtar që do të jetë, jam i bindur se do të jetë i karikuar në maksimum për ta rikthyer Dinamon menjëherë në elitë.

Ju jeni një nga ata që konsideroh­en kolona të Dinamos

së re. Si ndiheni për këtë fakt?

Dua të jem me këmbë në tokë dhe të vazhdoj të punoj më fort, sepse Dinamo është një ekip ku luan ai që punon më fort. Nuk dua ta konsideroj veten “të sigurt” për sezonin e ardhshëm. Gjithsesi, unë do të jap maksimumin dhe gjithë kontributi­n tim për t’u rikthyer në Superiore sa më shpejt. A mendoni se Dinamo mund të shohë më shumë te të rinjtë që ka në ekipet e saj?

Mendoj se ka mjaftueshë­m lojtarë të rinj te Dinamoja, që mund të ballafaqoh­en shumë denjësisht në Kategorinë e Parë. Marr shkas nga ekipet e grupmoshav­e në kampionate­t respektive, që kanë bërë paraqitje shumë të mira. Kjo do të thotë se elementët e rinj te Dinamoja kurrë nuk mungojnë. Megjithatë, se si do të jetë ndërtuar ekipi në fund, janë drejtuesit që sigurisht mendojnë gjithmonë për më të mirën për këtë ekip.

Si e shihni konkurrenc­ën në Kategorinë e Parë, me skuadra si Skënderbeu, Flamurtari etj.?

Kampionati do të jetë vërtet shumë i fortë, pasi janë shumë ekipe të forta dhe me traditë në futbollin shqiptar. Por në fund të fundit, ne jemi Dinamo dhe sado e madhe të jetë konkurrenc­a, besoj se do të fitojmë me çdo ekip që do të luajmë.

A ka nevojë për përforcime Dinamo?

Grupi që aktualisht është pjesë e Dinamos, është vërtet i fortë. Sigurisht, gjithmonë ka nevojë për përmirësim­e. Mendoj se çdo afrim që do të bëhet, do të jetë një dorë më shumë për objektivin tonë në fund, të cilin patjetër duhet ta arrijmë.

 ?? ?? Alesio Mija, qendërmbro­jtësi 21-vjeçar
Alesio Mija, qendërmbro­jtësi 21-vjeçar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania