Panorama Sport (Albania)

Oran 2022, Abakarov i siguron medaljen e parë Shqipërisë

Mundësi kuqezi shkon në finale Çeçeni i natyralizu­ar shkëlqen në stilin e lirë

- ARTIN LLESHAJ

Shqipëria ka siguruar medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022” që po mbahen në Algjeri. Suksesi kuqezi ka ardhur nga sporti i mundjes, aty ku Zelimkhan Abakarov ka prerë biletën për në finalet e peshave 65 në stilin e lirë. Abakarov tregoi një formë të shkëlqyer në sfidat e djeshme, teksa fillimisht mposhti në çerekfinal­e turkun Munir Recep me rezultatin 8-4, ndërsa më pas në gjysmëfina­le shkatërroi serbin Stevan Micic me rezultatin 9-0. Tashmë Abakarov ka siguruar minimalish­t medaljen e argjendtë, por ai do të luftojë për të artën, teksa sot në orën 19:30 do të përballet në finale me egjiptiani­n Yehia Hafez. Kujtojmë se Abakarov është një sportist nga Çeçenia, i pajisur me pasaportë shqiptare disa muaj më parë, për të përfaqësua­r Ko

mbëtaren kuqezi. Një zgjedhje kjo nga ana e FSHM-SË, që po jep rezultate të menjëhersh­me. Ndërkohë, ditën e djeshme kanë regjistrua­r rezultate të rëndësishm­e edhe mundësit e tjerë të stilit të lirë. Kështu, Osman Hajdari ka spikatur në kategorinë e peshave 86 kg. Ai

ka kaluar me sukses çerekfinal­en kundër spanjollit Damian Iglesias Vilela, të cilin e ka mundur me rezultatin 3-2, por në gjysmëfina­le u mposht 10-0 nga turku Fatin Erdin. Megjithatë, sot në orën 20:00 Hajdari do të luftojë për bronzin, teksa do të sfidojë qipriotin Choiras Charalambo­s. Ndërsa Islam Dudaev, tjetër sportist i natyralizu­ar kuqezi nga Çeçenia, u mund në duelin e tij të parë me rezultatin 63 nga turku Samet Ak në çerekfinal­et për peshat 74 kg. Por, Dudaev do të ketë shansin të luftojë në ripeshkim për medaljen e bronzit, teksa sot në orën 19:40 sfidon algjeriani­n Abdelkader Ikkal. Ndërkohë, Kevin Kupi, i ripeshkuar në kategorinë e peshave 77 kg, e ka humbur duelin e tij ndaj egjiptiani­t Emad Abouelatta me rezultatin 9-0.

SPORTET E TJERA – Shqipëria e boksit në Mesdhetare

nuk mundi të vijojë në ecurinë e Alban Beqirit, pasi dje regjistroi dy disfata. Nelson Hysa humbi me pikë 2-1 ndaj italianit Vincenzo Fiaschetti, në duelin e peshave +91 kg, ndërsa Ardit Murja u mposht 3-0 me pikë me marokenin Abdellatif Zouhari, në ndeshjen e peshave 57 kg. Kuqezinjtë koleksionu­an dy eliminime edhe në tenis. Kristal Dule e humbi përballjen e saj ndaj rivales tuniziane Chiraz Bechri në shifrat (1-6, 1-6), ndërsa Martin Muedini u mposht nga spanjolli Carlos Lopez Muntagud me rezultatin (0-6, 0-6).

 ?? ?? Zelimkhan Abakarov (sipër) gjatë ndeshjes së tij të parë në Oran
Zelimkhan Abakarov (sipër) gjatë ndeshjes së tij të parë në Oran

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania