Panorama Sport (Albania)

Kompeticio­net europiane, Shqipëria pjesëmarrj­e rekord në muajin korrik

-

Muaji korrik do të shënojë rekord pjesëmarrj­eje në aktivitete­t europiane për ekipet kombëtare të basketboll­it, duke nisur që nga skuadra e të rriturve e deri te moshat. Plot shtatë përfaqësue­se do të zbresin në parket për të marrë pjesë në kompeticio­net ndërkombët­are, teksa siparin do ta ngrejë skuadra e të rriturve. Ekipi i drejtuar nga trajneri Afrim Bilali prej disa ditësh ka nisur grumbullim­in dhe përgatitje­t në kuadër të ndeshjes së fundit paraelimin­atore për Eurobasket 2025, ku më datë 3 korrik do të presë Rumaninë në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga”. Ndërkohë, për sa i përket sektorit të moshave, kombëtarja e parë që do të zbresë në fushë do të jetë ajo U-20 e vajzave, e cila drejtohet nga trajnerët Vladimir Xheka dhe Klarent Dedaj. Vajzat kuqezi ndodhen në Divizionin B të Kampionati­t Europian, teksa janë shortuar në Grupin A së bashku me Zvicrën, Greqinë, Turqinë dhe Ukrainën. Një grup ferri për Kombëtaren tonë, që do të masë forcat me shtetet elitare në basketboll­in europian, me takimet që do të luhen nga data 9 deri më 17 korrik në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Në Divizionin B të Europianit do të marrë pjesë edhe skuadra U20 e djemve, e cila drejtohet nga trajnerët Melzin Lazimi dhe Glen Prodani. Shqipëria e kësaj grupmoshe ndodhet në Grupin D, ku gjithashtu do të ketë rivalë shumë të fortë si Finlanda, Serbia, Zvicra dhe Sllovakia. Ndeshjet e këtij divizioni do të luhen në Gjeorgji në datat 15-24 korrik. Shqipëria U-18 e vajzave, e cila drejtohet nga trajneret Elona Merkaj dhe Medina Mustafa, bën pjesë në Divizionin C, teksa është shortuar në Grupin A, së bashku me Andorrën dhe Maltën, ndërsa takimet e këtij grupi do të zhvillohen në Andorrë më datat 26-31 korrik. Kombëtarja

U-18 e djemve që drejtohet nga trajneri Besim Dervishaj, do të marrë pjesë në Grupin A të Divizionit C, teksa përballë do të ketë Monakon, Maltën, San Marinon dhe Andorrën. Takimet do të luhen në San Marino në datat 2431 korrik. Ndërkohë, duke kaluar te Kombëtaret U-16, ekipi i vajzave drejtohet nga trajnerët Aleksandër Damo dhe Bruno Topi, ndërsa bën pjesën në Divizion C, takime që do të luhen në qytetin e Korçës në datat 12-17 korrik, me Shqipërinë që për të disatin vit radhazi vijon të presë evente europiane për moshat. Vajzat kuqezi ndodhen në Grupin A së bashku me Maltën dhe Andorrën. Ndërkohë, Shqipëria U-16 e djemve, e cila drejtohet nga Bruno Hoxha, do të luajë në Divizionin C. Kuqezinjtë e vegjël të sportit të koshit do të sfidojnë në Grupin A bashkëmosh­atarët nga Malta, Kosova dhe San Marino. Takimet e këtij divizioni do të luhen në qytetin e Prizrenit nga data 12 deri më 17 korrik. Kështu Shqipëria është gati për një tjetër verë intensive, me Federatën Shqiptare të Basketboll­it që ka konfirmuar përsëri pjesëmarrj­en në eventet europiane me të gjitha ekipet e moshave.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania