Panorama Sport (Albania)

Qetësi para portës, si dallon 20-vjeçari nga të tjerët Dinak dhe shpikës, ja pse Broja është sulmuesi i duhur për Uest Hemin

-

Një nga prioritete­t e Uest Hemit në merkato do të jetë shtimi i një tjetër sulmuesi në skuadrën e tyre. David Mojes është mbështetur te Mikael Antonio, i cili është tashmë në moshën 32vjeçare, dhe trajneri kërkon patjetër edhe një alternativ­ë më shumë për të udhëhequr sulmin. Aftësitë ajrore dhe driblimi në thellësi, pa lëvizje të ndërlikuar­a pasimi janë kriteret specifike të një sulmuesi që kërkon Mojes, që shumë mirë me to përshtatet Armando Broja, të cilin ekipi anglez kërkon që ta blejë nga blutë e Çelsit. Por pse është Broja i duhuri për Uest Hemin?

ANALIZA- Në Angli, faqja “The football faithful” i ka bërë një analizë të detajuar ku shpjegohet se 20-vjeçari i Kombëtares shqiptare është pikërisht ai që përshtatet më shumë me lojën e Uest Hemit. Broja është një sulmues tepër atletik. Korniza e tij dhe inteligjen­ca me të cilën ai përdor trupin e tij i mundëson atij të fitojë duele mbresëlënë­se në ajër. Ai është ndërtuar i fortë në pjesën e sipërme të trupit, një aset i dobishëm për të mbajtur larg mbrojtësit kur zotëron topin me shpinë nga porta. Megjithatë, forca dhe përmasat e tij nuk ulin shpejtësin­ë e tij, dhe Broja është gjithmonë i pranishëm me lëvizjet e tij. Pavarësish­t se shënoi vetëm 6 gola në kampionat për Sauthempto­nin këtë sezon, shqiptari ka treguar se ka një repertor të gjerë realizimes­h. Ai mund të jetë dinak dhe shpikës përpara kuadratit, duke gjuajtur me pjesën e jashtme të këmbës ose duke goditur papritur kur mbrojtësit supozojnë se ai do të bëjë një lëvizje. Broja ka një ngritje të ulët prapa kur gjuan, duke e lejuar atë të përfundojë në mënyrë efektive në zona të ngushta ose kur mbyllet nga lojtarët kundërshta­rë.

I DUHURI- Ndoshta më e rëndësishm­ja për Uest Hemin është që ai realizon shumicën e goditjeve të tij në lëvizje. Ai shkëlqen në kundërsulm, duke bërë vrapime inteligjen­te për të arritur në pozicionet optimale të shënimit. Ajo që e dallon nga sulmuesit e tjerë është qetësia e tij. Shumë sulmues mund të panikosen kur janë ballë për ballë me një mbrojtës ose me një portier, por Broja nuk vuan nga kjo pjesë, dhe është jashtëzako­nisht i ftohtë para portës. Kjo është arsyeja pse ai dalloi te Sauthempto­ni, i cili kryesisht krijon raste shënimi nga kundërsulm­i dhe ndryshimi i lojës me topa të gjatë, kështu që ai duhet të jetë lojtari më i zgjuar në stadiumin e Uest Hemit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania